VIP & Spektakël

Salsano e 'kryqëzoi' publikisht, aktorja e sulmon dhe sqaron se përse iku nga 'Portokallia'

17 Shtator 2019, 20:41| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 20:42

  • Share

Moderatori i programit të humorit "Portokalli" Salsano Rrapi, njëherazi edhe aktor u shpreh sot në emisionin Rreze Dielli se aktorja Delinda Zhupa iku "fshehurazi". Por aktorja ka reaguar pas deklaratës duke iu përgjigjur. E ndërsa sqaron të vërtetën sipas saj të largimit nga "Portokallia", ajo e mbyll reagimin duke sulmuar Salsano Rrapin me fjalët 'është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e Top-it'.

"I dashur Salsano". Për jetën tënde e paske problem të prononcohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi! Unë iki dhe vij sa herë ta shosh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e Top-it!" shkruan aktorja. Delinda Zhupa u largua nga "Portokallia" për një projekt të ri në Tv Klan.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?