Nusret Gokce

Bota

'Nusreti' kërkon kuzhinier të ri, mishin e shet deri në 1900 dollarë ndërsa paga që ofron është sa një 'pure patate'

3 Nëntor 2021, 08:02| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 09:03

  • Share

Nusret Gokce, i njohur gjithashtu si Salt Bae, po kërkon që të punësojë një kuzhinier për të prodhuar biftekët e tij të shtrenjtë si Golden Giant Tomahawk që kushton 1,975 dollarë.

Sipas medieve britanike, edhe pse një biftek e shet shumë shtrenjtë, paga që i ofron kuzhinierit të ri, është afërsisht sa një pure patateje.

Kështu dega e zinxhirit të famshëm të restoranteve të mishit të Nusret Gökçe është në kërkim të një kuzhineri të cilin do ta paguajë për vetëm 16 deri në 18 dollarë në orë, plus bakshishe, për shërbimin e tyre.

Puna u postua në caterer.com. 'Mundësi e mahnitshme për një shef me përvojë De Partie për t'iu bashkuar ekipit të Nusret në restorantin e ri në Londër,' thuhej në postim.

'Nusret London ofron një pagë shumë konkurruese dhe mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar një karrierë globale', thuhej më tej në njoftim.

Pas hapjes në shtator, Nusr-Et London në Knightsbridge u kritikua shumë për çmimet e tij të larta, të cilat përfshijnë ëmbëlsirat 34 dollarë (25 £), një Burger Artë për 136 dollarë (100 £), Golden Giant Striplion për 1,839 dollarë (1,350 £) dhe Golden Kafes për 681 dollarë (500 £), siç theksohet nga The Sun.

Gokce, 38 vjeç, u bë viral në vitin 2017 kur u shfaq në një video duke hedhur në mënyrë të pazakontë kripë në një fetë biftek. Restoranti ka rritur markën e tij me 38 milionë ndjekës të mediave sociale dhe ka hapur 17 restorante në të gjithë globin.

Nusr-Et London në Knightsbridge

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?