Bota

'Salt Bae' në gjyq, nuk pagoi orët shtesë, paditet nga punonjësit

20 Gusht 2021, 13:02| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 15:50

  • Share

Pesë punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve, të gjithë shtetas turq kanë dorëzuar një padi në Nju Jork kundër Nusret Gökçe,  i njohur ndryshe si ‘Salt bae’ pasi e akuzojnë se ai ka detyruar shumë prej punonjësve për të punuar jashtë orarit, pa I paguar për orët shtesë.

Ata kishin punuar me orë të tejzgjatura në zgarë, ose duke gatuar mishin edhe pse në dokumente ata paraqiteshin si menaxherë.

Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.

Ata paguheshin me rrogë javore vetëm prej 1125 dollarë, pavarësisht faktit se ata punonin 72 orë në javë.

Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”

Koha shtesë zakonisht paguhet me 1 +1/2 e orëve normale dhe mospagesa është shkelje e rëndë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?