Samiti i BE-së, Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e Putinit, ishte si vasal i Vuçiç

24 Qershor 2022, 11:17| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 11:57

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk është vetoja e Bullgarisë ajo që ka penguar çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, por se disa shtete sipas tij nuk janë dakord. Sipas Sali Berishës me deklaratat dhe qëndrimet e tij Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit, por me Ballkanin e Putinit.

‘Ky ishte udhëtimi i cili dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat, nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkaqet  themelore nuk është Bullgaria. Janë disa vende të BE-së të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet. Shqipëria ka shënuar rrokullisje të mëdha. Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por është regresi i demokracisë në Shqipëri dhe mos plotësimi i kushteve nga qeveria e Edi Ramës. Ka grabitur mandatin e tretë, rrokullisja në lirinë e mediave. Nëse lexoni deklaratat e Edi Ramës, faktojnë se ky njeri shkoi në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Milorak Dodik, dhe jo kryeministër i Shqipërisë. Rama është i rreshtuar me Ballkanin e Putinit. Ai u shfaq në konferencë me Vuçiçin dhe Kovaçevskin. Asgjë nuk mund ta lidhte kryeministrin e Shqipërisë me atë të Serbisë, përveç fakti se duhet të dëshmonte se ka bërë zgjedhjen e tij.’- tha Berisha.

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit. Samiti u karakterizua nga tensione, ndërkohë që nuk munguan edhe përplasjet vebale, sicc ishte ajo e Kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ora 16:27
Boçi: Vetoja bullgare nuk është arsyeja që nuk hapen negociatat! Shkaqet janë shpopullimi masiv, korrupsioni, vjedhja e pasurive publike dhe zgjedhjet e manipuluara

 

Nënshkryetari i PD, Luciano Boçi ka reaguar për vendimin e parlamentit bullgar që pranoi propozimin e Francës për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Boçi thekson kërkesën e faljes për kombin bullgar duke theksuar se kryeministri Rama përdori gjuhë fyese.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.  Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama. Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë”, tha Boçi.

Ndër të tjera, thotë se PD beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera.

“Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme; 

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

 -Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave. 

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

 -Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’” – tha Boçi.

Ora 11:36
Berisha: Gjuha e Ramës skandaloze, i kërkojmë ndjesë Bullgarisë në emër të PD-së

 

Sali Berisha e ka cilësuar skandaloze gjuhën që ka përdorur kryeministri Edi Rama, ndaj Bullgarisë. Ai tha se në emër të PD-së i kërkon ndjesë Bullgarisë dhe se i garanton se ky nuk është mendimi i shqiptarëve, por është mendimi i një aventurieri.

‘Skandaloze gjuha e përdorur e Ramës ndaj Bullgarisë. Bullgaria është një vend mik. Në emër të PD-së i kërkojmë ndjesë Bullgarisë, dhe i garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por është mendimi një aventurieri, i një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Kemi pasur një djep të rilindjes ne atje.’- tha Berisha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dritan: 24/06/2022 15:00

    tani ne kto momente mendoj qe kercenimi me i madh i vendit je ti sesa kta qe po permend o nongrata . bashkpunimi mes nesh te ballkanit do na ndihmoj ne zhvillimin e vendeve po ti shko e mbeshtet bullgarin

    Përgjigju
  • anila: 24/06/2022 14:59

    na ke hap barkun. bashkpunimi midis tyre po na sjell vec te mira me ballkanin e hapur po smerr vesh nga politika ti. shkove dhe mbeshtete bullgarin nderkoh qe ata vepruan ne menyren me te ulet me ne

    Përgjigju
  • dyrrohu: 24/06/2022 14:29

    o kancer o ti vdeksh sa me shpejt dhe ngadal o mbeturin o plere o e zeza ktij vendi ptuuu tu shoft fara. ptuuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Megi: 24/06/2022 14:17

    O zot i madh kush flet ky krimineli qe vec te keqija i ka bere shqiperise kur ishe ti ne pushtet nuk beje marreveshje me asnje nga shtetet e tjera

    Përgjigju
  • Geri: 24/06/2022 14:16

    Ti meriton varje per gjith ato vrasje qe ke bo

    Përgjigju
  • [email protected]: 24/06/2022 14:16

    Ti ore kriminel ai shkoi aty nderoi popullin tone pavaresisht se nuk u futem dot ne BE nuk eshte si ty qe nuk di me lidh dy llafe

    Përgjigju
  • Beni: 24/06/2022 14:16

    Ca ke bo ti kur ke qen n pushtet m??Na ke rrenu dhe na ke fut n borxhe q akoma spo dalim dot

    Përgjigju
  • Lulzim: 24/06/2022 14:12

    TI DUKESH QE NE FYTYRE SE CFARE KERKON,NDYRESYRE. TI KERKON ME CDO KUSHT DESTABILIZIMIN E VENDIT. FALE TEJE GJYKATAT DHE PROKURORITE E SHQIPERISE VEZHDOJNE TE KENE AKOMA ELEMENT TE KORRUPTUAR DHE KRIMINAL QE I KANE SHPETUAR SITES SE VETINGUT. NJE PERSON QE ESHTE NON GRATA PER MEGAKORRUPSION NGA SHTETI ME I FUQISHEM NE BOTE, DHE QE NUK GJYKOHET PER KETE AKT NGA SHTETI I TIJ,ESHTE KJO FYTYRE E RREZIKSHME. KUR TI TE MARRESH PAFAJESINE ( SIPAS TEJE) NE GJYKATE,ATEHERE MUND TE KETE NDONJE SHQIPTAR QE EDHE MUND TE TE BESOJE. TI JE NJE UJK QE TE GJITHA LEKURET I KE NDERRUAR DHE PERSERI KE MBETUR I NJEJTI,KRIMINEL,VRASES,HAKMARRES......

    Përgjigju
  • Klaudjo: 24/06/2022 13:48

    Imagjino kur flet ky qe sberi asgje kur ishte ne qeverisje e jo me te bente ndonje gje qe te antarsoheshim ne BE

    Përgjigju
  • Alfred: 24/06/2022 13:47

    Ti berish plak matuf ca ke per t then per 21 janarin?

    Përgjigju
  • Rei: 24/06/2022 13:47

    Te ishte per Salen as nuk do e kishim pa kte dite me sy po do kishim mbajtur shpresat me premtimet e kota te tij

    Përgjigju
  • Redi: 24/06/2022 13:47

    Ik o berish ha naj pjate me groshe ate bej ti

    Përgjigju
  • Xeni: 24/06/2022 13:46

    Po ik o non grata bej ndonje pune tjeter se ke mbaruar per kete vend

    Përgjigju
  • Joel: 24/06/2022 13:43

    Ai vajti aty mes europes edhe ua boni 8me2. Ka te drejt prandaj ua boni se jan tu na zvarrit kot legenat

    Përgjigju
  • Sala: 24/06/2022 13:43

    Po ik o berish se ti sje per politike , bej nai pune tjeter

    Përgjigju
  • Luiz: 24/06/2022 13:41

    O zotri rama deshmoi qe mund te shkoj aty ne mes europes edhe ti vej ne pozit te veshtir. Tregoi karakter dhe na perfaqsoi nmenyren me te mir te mundshme.

    Përgjigju
  • Odin: 24/06/2022 13:23

    Aman o zot kur flet dhe ti mo qe ke marr cmim per njeri me te deshtuar mos ngelte njeri pa fol

    Përgjigju
  • Mondi: 24/06/2022 13:22

    Po te ishe ti o Sale ne do kishim perfundu neper kazana te plehrave se nuk do ishe kurre i zoti te beje keto qe po ben Rama

    Përgjigju
  • Oli: 24/06/2022 12:19

    Nese do ishte Saliu ne krye te vendit Shqiperine do e kishte marre lumi,sikurse tani me opoziten po shkon per poshte????fatkeqesi per ato

    Përgjigju
  • Feri: 24/06/2022 12:17

    Foli ky i vdekuri se nese do e kishte ndryshuar Shqiperine qe ne kohen kur ishte ai ne pushtet ne tashme do ishim ne BE

    Përgjigju
  • Tea: 24/06/2022 11:56

    Berisha hajdut i poshter. Sdum te degjojm asnj fjal tenden plak ordiner

    Përgjigju
  • Anida: 24/06/2022 11:56

    Nongrates do ti vije dita te zhduket nga ky vend e te na lere te jetojm te qet

    Përgjigju
  • Nje bollgur: 24/06/2022 11:53

    Ha!Ha!Ne bollguret kuptojne gjuhen e VIcidolit...!Jepi sal!ham!ham!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?