Bota
Top 24

Samit i vështirë për Juncker, i merren këmbët e s’lë lider pa puthur (Video)

12 Korrik 2018, 17:54| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 18:05

  • Share

Nëse mendoni se samiti i NATO-s mund të ketë qenë i vështirë për disa udhëheqës për çështjet e pagesave për aleancën, gaboheni. Ky takim, më i vështirë se për këdo, ka qenë për Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Juncker ka qenë i pranishëm në një nga mbrëmjet gala të këtij samiti, ku është filmuar në një gjendje jo fort të mirë shëndetësore.

Presidenti i KE-së, është penguar disa herë, ka humbur ekuilibrin e trupit dhe është parë i dashur me shumë nga udhëheqësit e BE-së.

Shoqërimin në këtë pritje ia ka dhënë kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, i cili e ka mbajtur për krahu gjatë gjithë kohës Juncker-in.

Për të mos u humbur është videoja e mësipërme që tregon në mënyrë të përmbledhur veprimet e Juncker. S’ka harruar të takojë e të puthë Presidentin francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenber.

Komento

Komente

  • Drj: 13/07/2018 16:39

    Junker vuan nga nervi shiatik dhe kishte dhimbje të forta të shpinës, çka e çonin në humbje ekulibri. Kjo është arsyeja e konfirmuar edhe nga të pranishmit.

    Përgjigju
    • Pufi: 31/08/2018 22:09

      Jo mor po kta jane edhe pleq edhe done me pi edhe kur e dine se nuk ja mban mandej bahen tap me e mbajt per krahesh.i ka taku edhe edi rames me e mbajte pak

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?