Paris, Francë

Bota

Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë

16 Shkurt, 22:02| Përditesimi: 16 Shkurt, 22:07

  • Share

Një takim informal mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë, i organizuar nga Franca, do të mbahet nesër pasdite në Paris. Në samit pritet të marrin pjesë krerët e qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës.

Në takim do të jenë të pranishëm gjithashtu Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njofton Elizeja.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një sulm ajror rus në Mykolaiv ka lënë rreth 100 mijë persona pa ngrohje, mes temperaturave të ulëta, duke e dënuar ashpër agresionin rus.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 16/02/2025 22:17

    Samit është fjale e huaj - sum-it, qe nga anglishtja perkthehet te mbledhesh, pra thjesht mbledhje! Gjithashtu eshte ofenduese te quash oficeret e policise- efektive qe nga anglishtja perkthehet efikas!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?