Flamujt e BE

Kosova & Rajoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel, në fokus plani i rritjes dhe integrimi gradual

9 Dhjetor 2024, 14:44| Përditesimi: 9 Dhjetor 2024, 15:22

  • Share

Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 18 dhjetor në Bruksel për të diskutuar mbi zbatimin e planit të rritjes si dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal.

Një pjesë të axhendës së takimi e ka bërë vetë publik, Presidenti i Këshillit Evropian, në një letër ftesë dërguar liderëve të vendeve anëtare.  

Një pjesë e axhendës së takimeve të liderëve evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do t’i kushtohet edhe mundësive për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes

Bashkimit Evropian dhe shteteve të rajonit tonë. Darka e punës do të fokusohet në sfidat e përbashkëta gjeopolitike.

Një ditë më pas, më 19 dhjetor në Bruksel liderët e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë samitin e Këshillit Evropian, ku do të diskutohen sfidat më të mëdha të unionit.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?