Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së i cili dyfishon ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në dhjetë vitet e ardhshme.
Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove, institucionet financiare të jepain edhe 6 miliardë euro të tjera.
'Jam vërtet shumë i kënaqur që rikthehem në Tiranë dhe besoj që tashmë Tiranë është kthyer në një qytet, në një pikë takimi për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë më tej përpjekjet e të gjithë Ballkanit Perëndimor për t'u bërë pjesë e BE-së.
Atëherë edhe pse ne po afrohemi në fundin e mandatit tonë, gjithsesi unë dëshiroj që të lëmë diçka pas. Diçka serioze, diçka që të jetë e prekshme, diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për procesin e zgjerimit, që procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapitujt e ndryshëm të legjislacionit apo me mënyra të ndryshme administrative që ne i kemi apo me agjenci të ndryshme, po është proces integrimi.
Ky proces integrimi do të thotë që ekonomia e Ballkanit Perëndimor, shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Europian që do të thotë në vetvete gjithashtu që edhe Bashkimi Europian duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtare të BE-së. Pra kjo është ideja që kemi ne dhe që sjellim me këtë plan, me Planin e Rritjes.
Në fakt si plan është plan ambicioz, ne kemi gjysmën e kohës për ta vënë atë në zbatim, ai do duhet të vazhdonte deri në 2027, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në dhjetë vitet e ardhshme. Pra dyshimin e ekonomive tuaja të Ballkanit Perëndimor, do të thotë që boshllëku i zhvillimit që tashmë është i konsiderueshëm, sepse po flasim për vende që kanë 50 % apo 30 % të zhvillimit përsa i përket për shembulll mesatares së Bashkimit Europian, krahasuar me të do të thotë që disa vende do të kenë arritur 100 % të këtij zhvillimi dhe ato vende që ndoshta mund të jenë më pas tashmë, do të arrijnë 60 % të këtij zhvillimi në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.
Pra ajo që ju po shihni tani përpara, ajo që keni përpara është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë dhe besoj që është shumë e qartë edhe nga fjalët që tha kryeministri, që tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë, duan pronësinë e këtij plani, por që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi dhe kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që në fakt e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë në rast se ju aplikoni rregullat e Bashkimit Europian. Në rast se ju i prani të gjithë këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare.
Kërkesa ime e tertë i drejtohet Institucioneve ndërkombëtare financiare, pasi sigurisht që ky plan është për të aktivizuar përveç 30 miliardë dhe një tjetër një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të BE për shtetet anëtare në gati 19% të atyre që do të ofrohen në rajon deri në vitin 2027, por ama këto do të bëhen pjesë e ekonomisë - bazuar tek ekonomitë e këtyre vendeve sigurisht dhe jo thjesht për trashëgiminë kulturore, por e kam fjalën për shembull për vendet e punës, për rritjen ekonomike - dhe këto para do të arrijnë në rast se ju si institucione financiare tregoheni të shpejtë, që do të thotë Banka Europiane e Investimeve, BERZH, FMN, të gjithë tani duhet që të përshpejtoni punën, përpjekjet tuaja dhe duhet të tregoni shumë më të shpejtë se sa jeni treguar më parë. Dhe me këto fjalë më lejoni që ta mbyll fjalën time dhe besoj që jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor, por edhe shumë të shpejtë në Ballkanin Perëndimor' tha Varhelyi.
Kryeministri Edi Rama: Nuk mund të bie dot më shumë dakord se kaq me Komisionerin për BEI, për BERZH e gjithë këto B që ata të jenë të shpejtë. Dua t’ia kaloj tashmë fjalën Gert Jan Koopman.
Lajmi kryesor:
BE 6 miliardë euro për Ballkanin, në Tiranë samiti për Planin e Rritjes, Varhelyi: Do të merret deri në 2027! Rama: Në qershor duam të jemi në zonën e pagesave në euro
M.Q.//ReportTv.al