Presidenti francez Emmanuel Macron mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Iniciativën e Investimeve (FII), që u zhvillua në Tiranë. Në fjalën e tij, Macron tha se Europa duhet të përfitojë nga momenti për të zhvilluar një strategji të qartë konkurruese, ku investimet janë përparësia absolute. Sipas tij, thjeshtësimi i rregulloreve dhe forcimi i tregut të përbashkët janë hapa të domosdoshëm.
Presidenti francez theksoi se Europa duhet të rrisë investimet publike dhe private në tri fusha të së ardhmes: mbrojtja, teknologjia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale (IA), duke shtuar se duhet shmangur lufta e brendshme në Europë.
“Jam xheloz që për herë të parë në Europë, ky forum zhvillohet në Shqipëri. Edi përcolli mesazhe shumë të rëndësishëm dhe nuk dua t’i përsëris, por dua të them pak fjalë për Europën dhe pyetjet që ju keni. Ideja ime për Europën është që duhet të përfitojmë nga mundësia për të pasur strategji të qarë konkurruese duke vendosur investimet si përparësi kryesore dhe ti bëjmë më të fuqishme, kjo është thelbësore. Ka raporte të mrekullueshme që e bëjnë të qartë atë që duhet të bëjmë, por kjo konkurreshmëri duhet të mbështet në thjeshtësi. Bashkë me Von der Leyen, Merz, kemi nxjerr një deklaratë që angazhohemi për të thjeshtuar rregulloret për të sinkronizuar, për të thënë që janë jashtë tryeze. Pjesa tjetër është thellimi tregut të përbashkët. Pika jonë e fortë është që ka natyrisht miliona-miliona pjesëmarrës dhe nuk trajtohet ashtu nga sipërmarrësit, tregu i përbashkët po përfiton nga taksat që ne i vendosim vetes. Ne duhet ta trajtojmë këtë treg të përbashkët në tri sektorë kritike, telekomunikim, energji dhe financë. Nuk janë pjesë të tregut të përbashkët, por na duhet të ndërtojmë një treg të përbashkët për këto sektorë sepse është e rëndësishëm të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Besojmë që përveç faktit që ne të shfrytëzojmë tregun e përbashkët, na duhet të sinkronizojmë rregulloren për bankat dhe sigurimet dhe ti ndërkombëtarizojmë dhe kursimet, që të shkojnë në vendin e duhur dhe sektorin e duhur. Europa duhet të investojë, në mbrojtje, teknologjinë e gjelbër dhe IA. Këto tre fusha do kërkojnë shumë më tepër investime publike dhe private, na duhen financime të përbashkëta. Kur thash duhet të bëhemi një fuqi, jemi në momentin e së vërtetës. Duke iu referuar çka tha Edi për historinë e Trump, Evropa mund të arrijë pavarësi duhet të zgjedhim partneritetet tona dhe të shohim varësitë tona. Me krizën në Ukrainë u ekspozuan kostot. Pyetja është a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë, përgjigjja është Po, por kjo është një fazë e re e rrugëtimit europian. Duhet të shmangim luftën e brendshme në Europë”, tha Macron.
Lajmi kryesor:
Forumi Ekonomik në Tiranë/ Macron thirrje: Investoni në Shqipëri, ka udhëheqje të fortë, së shpejti në BE! Rama: Një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën
SI.E./I.M/ReportTv.al
