Samiti i 6 dhjetorit, Policia Bashkiake apel shoferëve: Mos parkoni në zonën e kuqe, lironi rrugicat ku do kalojnë personalitetet e larta

5 Dhjetor 2022, 10:21| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 13:35

  • Share

Ditën e nesërme Tirana do të presë për herë të parë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të Samitit.

Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor.

“Në zbatim të masave të sigurisë, të vendosura në planin e përbashkët të masave me Policia Rrugore Tiranë, të hartuar për të garantuar Samitin e BE-së, i cili do të zhvillohet në datën 6 Dhjetor në Tiranë, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Policisë Rrugore, pas vendosjes së sinjalistikës provizore ndaluese nga Bashkia Tiranë, si dhe pas njoftimeve të vendosura në të gjitha automjetet e parkuara, po lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, pasi në të kundërt automjetet do të lëvizen me karrotrec.

“Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, u rikërkojmë, të lëvizin automjetet e tyre private, të cilat i kanë ende të parkuara brenda kësaj zonë të kuqe, pasi në të kundërt do të lëvizen me mjet ngritës, nga shërbimet policore, si dhe të kufizojnë sa të mundin lëvizjet me automjet në qytet, në datën 6 Dhjetor”, thuhet në njoftimin e policisë Bashkiake.

Harta me rrugët e bllokuara


Lajmi kryesor:

Samiti/ Nis ndalimi i pjesshëm i qarkullimit në zonën e perimetrit të sigurisë rreth 'Air Albania'! Ja akset që do bllokohen dhe linjat e autobusit që do pezullohen (HARTA)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?