Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi sot se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe.
Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të përballuar sfidat kritike të sigurisë.
“Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleate e fortë e NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët.
Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një Aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, të gatshme për t'iu përgjigjur sfidave kritike për sigurinë tonë”, deklaroi gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm.
Këtë vit, samiti i NATO-s u mbajt në qershor në Hagë të Holandës, ku vendet anëtare u angazhuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Turqia e ka pritur për herë të fundit Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.
Komente
