Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat për t’i shmangur tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mënyrën për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në konfliktet në Lindjen e Mesme.
Në përfundim të Samitit, liderët europian miratuan konkluzionet, mes të cilave edhe për Ballkanin Perëndimor, për të cilin konfirmojnë mbështetjen për përshpejtimin e integrimit të këtij rajoni në BE.
“Këshilli Evropian zhvilloi një shkëmbim mendimesh mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rikujton përfundimet e tij të mëparshme. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tij për reforma në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të avancuar integrimin gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”,- thuhet në konkluzionin për Ballkanin Perëndimor.
lajm në përditësim…
Komente
