Samiti i Frankofonisë, Rama vizitë zyrtare në Tunizi (VIDEO+FOTO)

19 Nëntor 2022, 13:00| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 16:06

  • Share

TUNIZI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Tunizisë për një vizitë zyrtare, ku po merr pjesë në samitin e XVIII të Frankofonisë. Në këtë samit marrin pjesë 88 shtete, përfshirë edhe vendet e rajonit të Ballkanit

Kreu i qeverisë postoi në rrjetet sociale foto nga pritja zyrtare e presidnetit të Tunizisë Kais Saied.

Ndersa në pamjet në niste të samitit të frankofonisë, duken të gjithë pjesëmarrësit që mblidhen për foton familjare.

Në një tjetër postim, Kryeministri Edi Rama publikoi edhe një foto kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, për të cilin shkruan 'Me ma t'mirin'.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?