Bota

Samiti i G7, reagon Kina: Po ndërhyjnë në punët tona të brendshme

14 Qershor 2021, 12:30| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 12:31

  • Share

Ambasada kineze në Londër dënoi deklaratën e grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje” në punët e brendshme të Kinës.

G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe Hong Kong, marrë shkas nga shtypja e dhunshme e protestave.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur fjalën gjenocid për të përshkruar trajtimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Ksinjiang.

Në deklaratë Kina akuzon G7-ën për “gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara”.

“G7 duhet të bëjë më shumë për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të mos krijojë artificialisht konfrontime dhe fërkime. G7 përfiton nga çështjet e lidhura me Ksinjiangun për t’u përfshirë në manipulime politike dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës”, tha një zëdhënës i Ambasadës.

Kina besohet se ka ndaluar më shumë se një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë në rajonin Ksinjiang.

Shumica e tyre dërgohen në të ashtuquajturat kampe “riedukimi”, ku mbahen për kohë të pacaktuar dhe pa ndonjë akuzë. Akuzat për kampe fillimisht janë hedhur poshtë nga Kina por më vonë ka thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmi dhe hedh poshtë akuzat për abuzime me të drejta të njeriut.

Hong Kongu, në anën tjetër, është pjesë e Kinës, por funksionin nën kornizën “një vend, dy sisteme”, çfarë do të thotë se ai e ka sistemin e tij ligjor.

Shumë në Hong Kong, por edhe në Perëndim, e akuzojnë Pekinin për shkatërrimin e autonomisë së rajonit në vitet e fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?