‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!

11 Shtator, 10:17| Përditesimi: 11 Shtator, 10:21

  • Share

Po mbahet sot në Tiranë “Samiti i Grave Afgane”, ku marrin pjesë personalitete të ndryshme, zyrtarë dhe mes tyre ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Në fjalën e tij ai theksoi mse kjo ishte një ngjarje historike, si “eventi i parë që mbledh një numër kaq të lartë të grave afgane”.

“Regjimi taleban ka përkeqësuar situatën në vend. Rrezikohet autonomia dhe ekzistenca e grave dhe vajzave afgane në shoqëri. Masat e talebanëve janë një diskriminim sistematik i bazuar në gjini, teksa vajzave dhe grave u ndalohet e drejta për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë”, u shpreh ministri.

Hasani shprehu mbështetjen e hapur ndaj grave dhe vajzave afgane dhe jo vetëm, duke i cilësuar si “pjesa më luftarake e shoqërisë”.

“Targetimi i grave jo i rastësishëm, ato janë pjesa më luftarake e shoqërisë njerëzore. Gratë afgane vijojnë të tregojnë një qëndresë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Komuniteti ndërkombëtar duhet të zgjerojë mbështetjen e tij dhe të amplifikojë përpjekjet, kurse ne duhet t’u ofrojmë atyre burimet, ekspertizën dhe solidaritetin që u nevojitet”, u shpreh më tej kreu i diplomacisë shqiptare.

Ai apeloi për një dhënie garancie për barazi gjinore, duke e bërë një “realitet të prekshëm”.

“Përpjekjet tona rrezikojnë të dështojnë nëse nuk adresohen siç duhet. Shqipëria, pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në Afganistan. Garantimi i të drejtave të grave e vajzave, mbetet prioritet i qeverisë shqiptare”, tha ministri.

Në fund ai theksoi se Shqipëria në Këshillin e Sigurisë, ka në fokus edhe avancimit të axhendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, pasi sipas tij, “përgjegjësia për të ngritur zërin nuk është vetëm e grave afgane, por e të gjithëve ne”.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?