Samiti i V-të i Gruas së Diasporës u zhvillua sot në Tiranë, ku u mblodhën përfaqësuese të diasporës. Në takim mori pjesë edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit.
Në fjalën e saj, Linda Rama eksperte për politikat publike dhe çështjet zhvillimore u ndal në rëndësinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar unionit. Ajo u shpreh se anëtarësimi në Bashkimin Europian është detyrë e brezit tonë.
“Agjenda e BE-së nuk është një agjendë që mund të bëhet nga një aktor, sado i fuqishëm të jetë ky aktor. Dhe vetë instrumentet financuese, në fakt, e kanë Brenda filozofisë së tyre, të themi harmonizimin e burimeve, si një mënyrë që më pas të kenë mundësi që projektet të jenë më domethënëse, të jenë më të shpejta, të jenë më cilësore. Mendoj se cikli i detyrimit për ta kryer anëtarësimin në Bashkimin Europian na qëndron neve, brezit tonë, që kemi provuar komunizmin, tranzicionin dhe i takon si shije prindërve tanë, të cilët nuk e panë asnjë ditë mundësinë që të plotësojnë veten, ta shohin veten e tyre në kushtet që ne arritëm ta shohim“, tha ajo.
Samiti i V i Gruas së Diasporës, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, mblodhi për të pestin vit radhazi në Tiranë përfaqësuese të diasporës nga mbarë bota. Samiti u mbajt nën moton "Leading the Ëay to the European Union," duke theksuar rolin udhëheqës të grave shqiptare në përparimin drejt integrimit në Bashkimin Europian.