Liderët e Ballkanit Perëndimor

Politikë

Samiti i Iniciativës Brdo-Brijuni mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Durrës, në fokus perspektiva europiane e Rajonit

4 Tetor, 15:19| Përditesimi: 4 Tetor, 15:33

  • Share

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, do të mblidhen të hënën në Durrës, për samitin e Iniciativës Brdo-Brijuni, ku tema kryesore e diskutimit pritet të jetë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor. Procesi Brdo-Brijuni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Agjencia sllovene STA, raporton se samiti në Durrës organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviq, ndërsa do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

STA shkruan se udhëheqësit e tjerë të rajonit kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në takimin në Shqipëri. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ai malazez Jakov Millatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, Presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Presidenti serb Alleksandar Vuçiq, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit.

Takimi i këtij viti do të mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: së bashku drejt BE-së”.

Organizatoret njoftuar se përveç çështjes së perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të përqendrohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrësit në samit do t’i kushtojnë gjithashtu vëmendje të veçantë zbatimit të planit të BE-së për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, i cili u mundëson vendeve të rajonit të integrohen gradualisht në BE dhe sjell përfitime konkrete për qytetarët e tyre. Për këtë qëllim, BE ka krijuar një instrument financiar për periudhën 2024-2027 me vlerë gjashtë miliardë euro.

Kosova pritet të marrë një total prej 880 milionë eurosh nga Plani i Rritjes deri në fund të vitit 2027, Maqedonia e Veriut mbi 750 milionë euro, Shqipëria mbi 920 milionë euro, Serbia mbi 1.5 miliard euro, Mali i Zi 380 milionë euro dhe Bosnja dhe Hercegovina rreth 900 milionë euro, pasi Komisioni uli fondet e tyre me dhjetë për qind për shkak të vonesave në plan.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?