Giorgia Meloni dhe Emmanuel Macron

Bota

Samiti ‘Koalicioni i vullnetit’/ Macron: Bashkohuni për t'u mbrojtur nga Rusia, Meloni e prerë: Italia nuk do të marrë pjesë me forcë ushtarake në Kiev

27 Mars, 17:16| Përditesimi: 27 Mars, 20:04

  • Share

Pas samitit të "koalicionit të vullnetit" , presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin për të krijuar një "forcë sigurie" të përbërë nga "disa vende evropiane" në rast të paqes në Ukrainë. Kjo forcë do të bazohet në disa pika strategjike.

Sipas tij këto forca "do të kenë një karakter parandalues ​​kundër agresionit të mundshëm rus", shtoi ai.

Megjithatë, "ata nuk do të synohen të jenë forca paqeruajtëse, nuk do të jenë forca të pranishme në vijën e kontaktit, as nuk do të synohen të zëvendësojnë ushtrinë ukrainase," shpjegoi ai.

Macron tha gjithashtu se një delegacion ushtarak franko-britanik do të dërgohej në Ukrainë për të punuar me forcat e armatosura të Ukrainës "për të planifikuar të ardhmen e tyre, raporton La Republica

Kryeministrja, Giorgia Meloni, në samitin e 'vullnetarëve' për Ukrainën, të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron në Paris, përsëriti se nuk parashikohet asnjë pjesëmarrje kombëtare në një forcë të mundshme ushtarake në terren.

“Italia nuk do dërgojë forca ushtarake në Ukrainë”-theksoi e prerë Meloni.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?