Politikë

Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Tiranë, Rama: E jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin

8 Prill, 11:07| Përditesimi: 8 Prill, 12:28

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama në konferencën me Kaja Kallas foli edhe samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.

“Dua të bëj një përmbledhje duke u nisur aty ku Kaja mbylli fjalën e saj. Ne jemi duke u përgatitur për samitin e Komunitetit Politik Europian që do bëhet në Tiranë më datë 16 maj, ku do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit demokratik europian, që nga Britania te Azerbajxhani, Suedia, Turqia, për të trajtuar temat e këtij samiti të radhës. Kjo është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin, ka një arsye përse ndodh në Shqipëri, besoj që është një vlerësim shumë i madh, por edhe një përgjegjësi shumë e madhe për ne si aktorë këtu në këtë rajon që është gjithmonë edhe më i rëndësishëm për BE”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?