Më 16 maj, mbahet në Tiranë Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Kryeministri Edi Rama e cilëson këtë si një krenari që në zemër të Tiranës do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian. Kreu i qeverisë ka ndarë një video, e cila nis me një fjalë të presidentit francez Emmanuel Macron.
“Kjo organizatë e re evropiane do t’u mundësonte kombeve demokratike evropiane që i përmbahen vlerave tona thelbësore të gjejnë një fushë të re bashkëpunimi politik, sigurie, bashkëpunimi në energji, transport, investime, infrastrukturë, lëvizje të njerëzve dhe veçanërisht të të rinjve tanë”, thotë Macron.
Rama thotë përmes videos se arsyeja që Shqipëria u përzgjodh për të zhvilluar këtë ngjarje të rëndësishme është fakti se tashmë shihet me respekt dhe vlerësim.
"Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Komente
