Politikë

Samiti i Komunitetit Politik Europian në 16 maj/ Rama ndan pamjet me fëmijët që do të ndërtojnë ‘Shtëpinë e Europës’

17 Prill, 08:24| Përditesimi: 17 Prill, 08:36

  • Share

Shqipëria po përgaitet për të pritur më 16 maj liderët botërorë për Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje me fëmijët e çdo qarku që do të marrin pjesë në ndërtimin e ‘shtëpisë së Europës’ në zemër të Tiranës.

“..dhe me fëmijët e Tiranës, që së bashku me fëmijët e çdo qarku, do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës tek kopshti i Skënderbeut, ku do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Samiti do të jetë një mundësi për Shqipërinë që të tregojë angazhimin e saj për avancimin në procesin e integrimit dhe të forcimit të institucioneve demokratike. Po ashtu, është një mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe për të thelluar bashkëpunimin me vendet e tjera të Komunitetit Politik Europian.

 Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor 2024, në drejtimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?