Politikë

Samiti i Komunitetit Politik, Rama: Një dite historike e Europës në Shqipëri

17 Maj, 08:08| Përditesimi: 17 Maj, 08:31

  • Share

Tirana u kthye në epiqendrën e Europës. 47 liderë dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE zbritën dje në kryeqytet për punimet e Samitit të Komunitetit politik Europian.

Një nga një, liderët parakaluan në tapetin e kuq dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk kishte ‘harruar’ të vishte as atletet me numrin 5 dhe yllin e BE-së që e shoqëruan gjatë një muaji në fushatë zgjedhore. Koha nuk ishte në favor, me shi dhe vranësira, por kryeministri zgjodhi ta kalojë me batuta "shiun e sollën anglezët".

Pas kësaj ngjarje kryeministri Rama ka sjellë sot sërish sot në vëmendje ardhjen e lidërve duke theksuar se ishte një ditë historike e Europës në Shqipëri.

“dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?