Bota

Samiti i liderëve Evropianë, përplasje për Rusinë dhe me Hungarinë! Rutte ' kërcënon' Orban: Ndrysho ligjin për LGBTQ, ose largohu nga BE!

25 Qershor 2021, 12:28| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 19:58

  • Share

Liderët e Bashkimit Evropian po bëhen gati të nisin diskutimet për ditën e dytë të Samitit, edhe pse dita e parë nxori në pah shumë ndarje.

Në qënder të kritikave të këtij samiti ishte edhe Hungaria dhe ligji i saj kontraversial për ndalimin e literaturës që përmend komunitetin LGBTQ.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte madje ka shtuar ndjeshëm dozën e kritikave duke i kërkuar madje homologut të tij evropian Viktor Orban të largohej nga BE nëse nuk tërheq legjislacionin e tij homofobik i cili ndalon ekspozimin e fëmijëve të mitur ndaj informacionit dhe përmbajtjes që tregon homoseksualitetin.

“Për mua, Hungaria nuk ka vend më në BE.  Por, për fat të keq, në sistemin që kemi, nuk mund ta bëj i vetëm këtë gjë por me 26 shtete të tjera anëtare që duhet tu thonë njëzëri se duhet të largohen" u tha Rutte gazetarëve përpara se të merrte pjesë në një samit të BE në Bruksel së bashku me Orban.

Ky ligj është kritikuar gjerësisht në Evropë. Ajo shkaktoi reagime si ajo e Xavier Bettel, Kryeministrit të Luksemburgut dhe zemërimin e grupeve të të drejtave të njeriut.

Liderët evropianë ditën e djeshme nuk kanë arritur të gjejnë konsensur për shumicën e temave, në veçanti për Rusinë. Liderët nuk ranë dot dakord për të mbajtur një samit Putin-BE,  propozim i cili erdhi nga Berlini dhe u mbështet fuqishëm nga Parisi.

Në një deklaratë të bërë në orët e para këtë mëngjes në Bruksel, udhëheqësit e 27 përfunduan duke rënë dakord se ata "do të studiojnë formatet dhe kushtet për dialog me Rusinë", por Angela Merkel nuk e fshehu zhgënjimin e saj:

"Nuk ishte e mundur të binim dakord sot që të takohemi në nivelin më të lartë me Rusinë. Por për mua është e rëndësishme që të ruhet një format dialogu dhe që të punojmë për të. Personalisht, do të doja të kishim marrë një hap më të guximshëm " tha Merkel.

Shtetet Balltike, Polonia, Suedia dhe Hollanda kundërshtuan me forcë parimin e rifillimit të dialogut me Moskën pa parakushte.

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda tha se nuk mund dhe nuk duhet të ketë një samit me Rusinë në gjendjen aktuale.

" Ne shohim se marrëdhëniet tona me Rusinë po përkeqësohen dhe ditë pas dite ne po përballemi me forma të reja të agresionit nga ana e Rusisë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të bëjmë pazar për interesat dhe kauzat e bashkëbiseduesve tanë të "Partneritetit Lindor"’ tha Nauseda.

Një javë pasi u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden në Gjenevë, Vladimir Putin tha se ai ishte "në favor" të një mekanizmi për dialog dhe kontakte me Bashkimin Evropian. Mes palëve nuk është mbajtuar asnjë samit që nga konflikti në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë në 2014.

Ora 15:53
Nuk ka takim me Putin, përfundon më herët seç pritej samiti i BE

Samiti dyditor i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE përfundoi papritur në mesditë. Nuk pati përparim në çështjen se si do të veprojnë shtetet anëtare në të ardhmen ndaj varianteve të reja të Coronas. Kjo do të thotë që hë për hë çdo vend do të vazhdojë të vendosë kufizime të ndryshme të udhëtimit.

Nga ana tjetër, ka një marrëveshje për mënyrën si do të veprohet me Rusinë: krerët e shteteve dhe qeverive vendosën që në të ardhmen të reagojnë shumë më ashpër ndaj shkeljeve të ligjeve nga Kremlini. Ata do të hartojnë një plan për sanksione, që në rast nevoje do të hyjnë shpejt në fuqi. Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk arriti t'i bindë pjesëmarrësit për planin e saj për të zhvilluar sërish bisedime të drejtpërdrejta me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe Mario i Italisë Draghi tha se ata mbështesnin propozimin gjermano-francez. Por në veçanti vendet e Evropës Lindore, të cilat ndihen të kërcënuara nga Rusia, ishin kundër kësaj. Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins tha se BE rrezikonte ta shpërblente Rusinë me një samit edhe pse diplomacia ka dështuar për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore, ku separatistët mbështeten nga Rusia.

Propozimi për takim me Putinin u paraqit në samit së bashku nga Gjermania dhe Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha pas takimit "Nuk kishte konsensus për një samit të shpejtë. Nuk është tragjedi sipas mendimit tim"." Më e rëndësishmja është të mbetemi të bashkuar. Ndarjet na dobësojnë ”, tha Macroni në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se udhëheqësit e tjerë të BE nuk kishin shprehur të njëjtat kundërshtime kur Presidenti SHBA Joe Biden u takua me Putinin. "Ne pamë Presidentin Biden duke u takuar me Presidentin Putin disa javë më parë. U thashë miqve të mi në tryezë: ai nuk e kërkoi mendimin tuaj. Ju i shihni që takohen së bashku dhe kjo nuk është tronditëse për ju. Ne jemi të çuditshmit ", tha Macroni.

Takimet e nivelit të lartë të BE me Rusinë përfunduan pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars 2014 dhe Perëndimi vendosi sanksione. / DW

Ora 10:26
Mercel dhe Macron kritika Greqisë dhe vendeve të tjera për pranimin e turistëve të vaksinuar me Sputnik V, Sinovac dhe Sinopharm: Rrezik nga varianti delta

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emmnanul Macron i kanë bërë kritika Greqisë si edhe vendeve të tjera për pranimin e turistëve të vaksinuar me Sputnik V, Sinovac dhe Sinopharm, që ende nuk janë miratuar nga EMA.

Ky diskutim është zhvilluar gjatë Samitit të krerëve të Bashkimit Evropian, ku dy liderët kritikuan vendet të cilat kanë liruar masat anti-COVID gjatë sezonit turistik, duke theksuar rrezikut e variantit delta, i cili konsiderohet më i rrezikshmi dhe mund të përhapet me shpejtësi.

Kjo sipas tyre mund të sjelli edhe një tjetër valë COVID-19 në BE, duke vënë në rrezik të gjithë punën, rrugëtimin dhe luftën e deri tanishme me pandeminë.

I pyetur lidhur me kritikat e Merkelit dhe Macronit një zyrtar grek, i cili ndodhej në Samit, ka mbrojtur tezën se tashmë varianti delta është i përhapur në BE dhe se nuk asnjë arsye për tu shqetësuar rreth udhëtimeve.

Udhëheqësit në Samit ranë dakord se procesi vaksinimit duhet të përshpejtohet dhe se hapja e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm të Bashkimit Evropian, duhet bërë në mënyrë të graduale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/06/2021 02:48

    D.m.th.shqipot qe kane marre vaksinat kineze e ruse do t'a kene te veshtire te hyjne ne Gjermani e France.Po mire nuk e shohin keta qe rastet kane rene te ne ?!

    Përgjigju
  • Selim: 25/06/2021 17:22

    Bota po qeveriset perdite e me shume nga lgbt dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe e njerezimit. E quajne vlere ate qe nuk eshte vlere dhe nuk sjell vlere, organin qe nuk riprodhon, ne kundershtim me urdherin dhe rregullin natyror dhe te Zotit. Eshte e qarte qe botes fundi po i vjen nga vete njerezit. Si duhet ta quajme sot luften e Hitlerit, qe i qeronte lgbt, ai te drejte apo te gabuar? Pergjigjen e gjen secili brenda vetes se tij. Dhe duke ju rikthyer ketyre te BEse qe mbrojne te drejtat e lgbt, as per femijet e tyre, duhet tu themi qe me kete mendje qe keni, nuk i duam me. Ne luftojme per tu bere pjese e vkerave te BE por jo per antivlerat e tyre. Orban ka te drejte, Zoti i mbrofte lidere te tille nga cdo lgbt hollandez apo tjeter. Lgbt duhet te shpallet semundje dhe vetem keshtu fillon gjendet zgjidhja per ta. Nuk duhet te habitemi nese nje lufte e trete boterore niset pikerisht nga lgbt. As nuk duhet te habitemi nese shfaqet nje Hitler i ri, tua jape tamam te drejtat e tyre

    Përgjigju
  • Ggg: 25/06/2021 13:55

    O plehrat e europes kurve plake po pse doni me patjeter qe te degjeneroni boten o zgjebaraker... Mallkuar qofshi dhe mos kini merak se shume shpejt do merrni ate qe ju takon prej Zotit o funderrina...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?