Presidenti Meta ka përgëzuar Aleancën e Atlantikut të Veriut,lidhur me vendimet e marrëdhënieve trepalëshe Turqi, Suedi e Finlandë, të cilat e bënë vendin më të bashkuar.
'Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen!
Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato.
Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë! #WeAreNATO'- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Sot dita e tretë e samitit të NATO-s, Stoltenberg: Diskutuam se si mund të nxirret gruri nga Ukraina! Johnson: Fatkeqësi për botën nëse Putini fiton luftën
G.MO/ReportTv.al