Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan

Samiti i NATO-s, Erdogan takon nesër Mitsotakis, kyeministri grek ‘çon’ në Uashington përplasjet me Maqedoninë e Veriut

9 Korrik, 16:05| Përditesimi: 9 Korrik, 16:10

  • Share

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën e 10 korrikut, në Uashington në margjinat e Samitit të NATO-s.

Sipas informacioneve takimi në Uashington,do të jetë i shkurtër pasi nuk ishte në agjendë dhe si Kyriakos Mitsotakis ashtu edhe Rexhep Tajip Erdogan kanë orare të ngjeshura, shkruan prothotema.gr.

Në qendër të takimit do të jetë kryesisht pasqyra e asaj që ka ndodhur së fundmi në marrëdhëniet greko-turke.

Nga Uashingtoni në Nju Jork

Sa i përket udhëtimit të Mitsotakis, pritet të ngrejë në nivelin më të lartë çështjen e shkeljes së Marrëveshjes së Prespës nga lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai do të flas rreth deklaratave të politikanëve nga shteti fqinj që janë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe do të theksojë se nuk respektohet çështja e emrit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Mitsotakis do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në darkën e organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të liderëve. Në axhendën e Samitit do të jetë forcimi i aftësive mbrojtëse të Aleancës dhe kontributi më i madh i vendeve anëtare evropiane të NATO-s dhe Kanadasë.

Mitsotakis gjithashtu ka paraqitur së bashku me homologun e tij polak një propozim për një mburojë evropiane të mbrojtjes ajrore që do të financohet me fonde evropiane dhe do të funksionojë krahas NATO-s.

Në Uashington, kryeministri grek do të zhvillojë edhe takime me anëtarë të Kongresit dhe nesër në Forumin Publik të NATO-s do të bisedojë me ish-zëvendës këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Nadia Schadloë.

Pas përfundimit të punimeve të Samitit të NATO-s, Mitsotakis do të shkojë në Nju Jork, ndërsa të premten e 12 korrikut do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/07/2024 02:01

    Keta /bejleret/ ballkanas duhen kapur prej veshi here pas here per keto vanitete idioteske qe pretendojne,thjesht per t'i bere esell! Bota po digjet nga zjarret e luftes,kurse keta ne nje vrime i bien fyellit! Jane komplet jashte realitetit.

    Përgjigju
  • drago: 09/07/2024 16:20

    Ndërimi i emrit të Maqedonisë sepse nuk i pëlqen Greqisë është një turp dhe skandal prandaj maqedonasit duhe ta çbëjnë përsëri dhe të quhet MAQEDONI.....grekët e ndyrë racistë janë të vetmit për të ndërtuar emra....Greqia është shteti më i dobët në BE prandaj këta të fundit nuk duhet ta përkrahin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?