“Kina po ‘vëzhgon’ evolucionin e luftës në Ukrainë, duke menduar të bëjë ‘diçka të ngjashme’ në Indusin e Paqësorit”, ky është paralajmërimi i presidentit të Letonisë, Egils Levits, në margjinat e ditës së fundit të samitit të NATO-s në Madrid.
Sipas Levits, "nëse Rusia fiton, kjo do të çojë në shkatërrimin e ligjit ndërkombëtar" dhe Kina do të ketë "një motiv" për të nisur aventurat e veta, duke filluar nga Tajvani.
Lajmi kryesor:
Sot dita e tretë e samitit të NATO-s, Stoltenberg: Diskutuam se si mund të nxirret gruri nga Ukraina! Johnson: Fatkeqësi për botën nëse Putini fiton luftën
S.C/ReportTv.al