Politikë

Samiti i NATO-s/ Mbreti Willem-Alexander pret liderët botërorë në një darkë mbretërore, merr pjesë Rama me bashkëshorten Linda

24 Qershor, 19:28| Përditesimi: 24 Qershor, 21:02

  • Share

Në prag të samitit të rëndësishëm të NATO-s që po mbahet në Holandë, mbrëmjen e sotme është organizuar një darkë zyrtare nga Mbreti Willem-Alexander në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë.

Liderët e vendeve anëtare të Aleancës, janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të samitit.

Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Çifti është parë teksa mbërrinte në pallatin mbretëror.

Ky është samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti i SHBA, Donald Trump, prej kur mori mandatin e dytë. Trump mbërrin nesër në Samit. Ndër pikat e pritura të diskutimit janë lufta në Ukrainë dhe çështja se sa po shpenzojnë shtetet anëtare për mbrojtjen e tyre kolektive, një pikë e diskutueshme në veçanti për SHBA-në. Trump ka argumentuar prej kohësh se SHBA-të mbajnë mbi supe shumë barrë financiare dhe dëshiron që të tjerët të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lol: 24/06/2025 21:15

    Nuk e marr vesh se si vishen shqiptaret per darke mbreterore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?