Edi Rama dhe Mark Rutte

Bota

Rama takohet me Rutte në Hagë: Mik i çmuar! Folëm për investimin në portin e ri të Durrësit dhe përgatitjet e samitit të NATO-s në Tiranë

24 Qershor, 12:15| Përditesimi: 24 Qershor, 12:41

  • Share

1750760170_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Hagë. Kreu i qeverisë ndodhet atje në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike.

Kryeministri shprehet se folën për Ballkanin Perëndimor dhe investimin në portin e ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, si edhe për përgatitjet e samitit të aleancës në 2027 në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.”, shkruan Rama.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, i Mbrojtjes Pirro Vëngu, drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni dhe Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Ëillem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës, në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”.

Kujtojmë që Rutte vizitoi Tiranën më 16 maj teksa mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama takohet me Rutte: Folëm për investimin në portin e ri të Durrësit dhe përgatitjet e samitit në Tiranë (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?