Bota

Samiti i NATO-s, Softa në ‘Frontline’: Trump bëri presion për rritjen e buxhetit 5%! Abazi: Duhet forcim i mbrojtjes! Arapi: Siguria kombëtare s’është vetëm armatimi

26 Qershor, 22:20| Përditesimi: 26 Qershor, 23:02

  • Share

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord dje që të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Për ekspertin e Sigurinë Fatjon Softa, i ftuar sot në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur presion për të detyruar vendet anëtare të NATO-s që të rrisin buxhetet e mbrojtjes.

Teksa u pyet lidhur me deklaratën e Trump se me ardhjen në pushtet do të ndalonte luftën Rusi-Ukrainë, Softa tha se kjo gjë nuk ndodhi dhe nuk flitet as për një armëpushim të mundshëm.

‘Trump është një aktor i mirë dhe nëpërmjet kësaj ka arritur që të realizojë qëllime. Ai premtoi se do të pushojë luftën për 24 dhe nuk ndodhi, Rusia vijon që të sulmojë dhe nuk ka armëpushim. Një gjë është rastësisht po përjetojmë 3 kriza kishim Covid, luftën në Ukrainë dhe lufta në Iran. Çdo 3 vite kemi kriza dhe kanë prodhuar këtë lloj politike që kemi sot. Trump i bëri presion NATO dhe i tha nëse s’ka rritje buxheti nuk do t’ju mbrojë dhe ja arriti këtë qëllim. Vetëm Spanja nuk pranojë dhe ai e kërcënoi, çështja e Iranit zgjati 12 ditë dhe u mendua se do të krijonte një krizë botërore sa i përket anës ekonomike. Fillimisht tha ne jemi për të rrëzuar regjimin dhe më pas tha nuk jemi për ta rrëzuar, ky regjim të qëndrojë’, tha ai.

Ish- gjenerali dhe studiuesi Sulejman Abazi, i ka cilësuar vendimet e marra në samitin e NATO-s si të drejta dhe të domosdoshme për përballimin e sfidave të sigurisë.

‘Vendimet që ka marr samiti i NATO-s janë korrekte. Po nuk mund të jemi të barabartë me Gjermaninë dhe Britaninë për sistemin e mbrojtjes. Duhet që vendet anëtare të marrin masa me kontribute financiare për të forcuar sistemin e tyre të mbrojtjes dhe të kenë edhe forca për t’u përfshirë aty ku ka nevojë aleanca. Ne kemi forca në Bosnjë Hercegovinë, në Afganistan, në kuadër të kujt janë këto? Rëndësi ka që ne jemi prezent pastaj se sa forca kjo është tjetër gjë. Ne jemi anëtarë të NATO dhe s’kemi një çift avionësh. Ka Mali i Zi dhe s’kemi ne’, tha ai.

Eksperti për Çështjet Ndërkombëtare, Florian Arapi, teksa komentoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes në nivelin 5% të PBB-së, tha se përgatitja ushtarake është thelbësore për të parandaluar sulmet, por prioritet duhet të mbetet siguria ushqimore.

‘Është marr vendimi para disa vitesh për tu bërë 2 për qind PPB për mbrojtjen. Disa vende shohin interesin vendit të tyre. Rritja me 5 për qind është një gjë e mirë sepse nëse armiku të sheh të përgatitur nuk sulmon, është një eksperiencë që vjen nga historia. Ata që kanë qenë të armatosur nuk kanë sulmuar njëri-tjetrin. Pika e parë që ne duhet që të bëjmë nuk është armatimi, por bujqësia. Nëse mbyllet ngushtica e Hormuzit çmimet rriten dhe furnizimi me ushqime vështirësohet shumë prej njerëzve në luftëra vdesin nga uria’, tha ai.  

Ora 22:35
Eksperti i Sigurisë: Trump dhe Izraeli ja ‘rrafshuan’ programin bërthamor dhe gjeneralët Iranit

 

Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Faik Basha, u ndal tek sulmet Iran-Izrael. Ai tha se SHBA dhe Izraeli ja ‘rrafshuan’ programin bërthamor dhe gjeneralët Iranit.

‘Trump i merr vendimet aty për aty dhe bënë çfarë do ai vet. Kur bëheshin luftimet në Iran unë shihja në mediat e Iranit dhe ishte një lloj ideologjie kemi vrarë kaq dhe aq. Dhe sot thanë e kemi shuar totalisht Izraelin, ndërsa Izraeli dhe ata qytetarë, ndërsa Iranit iu vranë të gjithë udhëheqësit. Ata bëjnë propagandë e dinë mirë se i mungojnë komandantët. Regjimi i Khameneit bënë tortura ndaj popullit të tij. Kanë pushkatuar njerëz dhe i kanë vrara, ata bëjnë gjyqe popullore dhe se kanë idenë e një vendi demokratik. Po Trump i prishi sistemin për prodhimin e armës bërthamore dhe i tha shfry inatin hidh nga 10 bomba tek baza amerikane në Irak ndërkohë që i kishin larguar të gjitha’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?