Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump.
"Një takim i gjatë dhe kuptimplotë me Presidentin Trump. Diskutuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Biseduam se si të arrijmë një armëpushim dhe paqe të vërtetë. Biseduam se si të mbrojmë popullin tonë. Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes’, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje për një zgjidhje të shpejtë për luftën në Ukrainë.
"Shpresojmë ta zgjidhim çështjen ukrainase", tha ai në margjinat e samitit të NATO-s, "javën e kaluar vdiqën 700 persona. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur", tha ai.
Lajmi kryesor:
NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen: Rusia, kërcënim për sigurinë! Presim me padurim takimin në Shqipëri në 2027
S.B/ReportTv.al