Samiti i NATO-s në SHBA

Samiti i NATO-s në SHBA, ministri i Jashtëm: Rikonfirmuan angazhimin tonë për sigurinë kolektive në ruajtje e paqes

11 Korrik, 08:52| Përditesimi: 11 Korrik, 09:02

  • Share

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka ndarë disa foto nga samiti i NATO-s, i cili u mbajt në SHBA dhe që përkon me 75-vjetorin e krijimit të aleancës Euroatlantike.

Hasani ka ndarë disa foto nga takimi dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën.

‘Uashington, në samitin e NATO-s, në 75 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën.’- shkruan Hasani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?