Foto ilustruese

Bota

Samiti i NATO-s, qeveria belge angazhon 3400 forca sigurie

6 Korrik 2018, 05:50| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 07:18

  • Share

Për sigurinë e Samitit të NATO-s që do të mbahet në kryeqytetin belg Bruksel do të angazhohen 2.400 pjesëtarë të policisë dhe 1.000 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel para takimit të Komitetit për Mbrojtje dhe Marrëdhënie të Jashtme, i cili u organizua me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Steven Vandeput dhe ministrit të Jashtëm Didier Reynders, dha informacione lidhur me masat e marra për Samitin e NATO-s, ku nikoqire do të jetë Belgjika.

Ai tha se Qeveria e Belgjikës ka marrë të gjitha masat e sigurisë për Samitin. Michel theksoi se ky samit do të kontribuojë në imazhin e shtetit.

Michel tha se për samitin i cili do të mbahet mes datave 11-12 korrik në selinë e re të NATO-s në Bruksel ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra nga 29 vende anëtare, do të angazhohen 3.400 forca sigurie.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?