Bota

Samiti i NATO-s/ Rutte: Ukraina e ka vendin në aleancë! Zelensky: Kemi nevojë për armatim dhe mbrojtje ajrore! Trump: Shpresoj të arrijmë rezultate

24 Qershor, 17:02| Përditesimi: 24 Qershor, 23:46

  • Share

Në ditën e parë të samitit sekretari I përgjithshëm i aleancës, priti liderët e shteteve të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e rëndësishme të 32 krerëve të shteteve dhe qeverive. Një ndër ta ishte edhe Volodymi Zelensky i cili është I ftuar në samit. Sekretari Rutte tha se Nato do të fokusohet fort në këtë samit për Ukrainën.

“Samiti që kemi përpara përfshin vendime vërtetë të rëndësishme për Ukrainën, e cila po e ndërton veten rreth asaj që vendosëm vitin e kaluar në Uashington, ku vendosëm që Ukraina të nisë këtë rrugë të pakthyeshme drejt Natos. Mbështetja e këtij viti për Ukrainën do të jetë më e madhe sesa vitin e kaluar. Një vit më parë vetëm Kanadaja dhe BE dhanë për Ukrainën rreth 50 miliardë dollarë, ndërsa këtë vit deri në qershor jemi në shifrën 35 miliardë dollarë”, tha Rutte.

Zelensky është i bindur se rruga e Ukrainës drejt NATO-s do të jetë e realizueshme ndërsa kërkoi mbështetje për mbrojtjen ajrore në luftën me Rusinë.

“Vendimi i marrë në samitin e NATO-s në Uashington për një rrugë të pakthyeshme të Ukrainës drejt Aleancës është i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që ai të mos ndryshojë. Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore, bashkëprodhim në sektorin e mbrojtjes dhe mbështetje të madhe në frontin e ndihmës ushtarake”, tha Zelesnky.

Buxheti do të jetë një temë mjaft e rëndësishme për këtë samit të NATO-s, ku Trump ndoshta pret përgjigjen përfundimtare të vendeve anëtare sa I takon çështjes. Kreu I shtëpisë njoftoi nisjen e tij për në Hagë, ku siç thotë shpreson të arrijë rezultate këtë aspekt.

Megjithatë çështja e buxhetit edhe pse duket se po shkon në drejtimin e duhur duket se ka ende nga ato që nuk janë bindur. Krahas Spanjës që ngriti kokën për pamundësi në përmbushjen e kërkesës për të rritur buxhetin në 5 % edhe Suedia shfaq shenja të paqarta.

Kryeministri Ulf Kirstenson citohet nga Ansa të ketë thënë në një takim të mbyllur këtë të martë se në Samitin e ditës së nesërme gjithçka mund të ndodhe dhe se vendimi për rritjen e shpenzimeve nuk është e thënë të ndodhë.

Ora 23:50
FOTOLAJM/ Darka e mikpritjes së liderëve të NATO-s nga familja mbretërore holandeze, Rama dhe Zelensky ‘marrin’ vëmendjen

Publikohet fotoja familjare nga darka e mikpritjes së liderëve të NATO-s nga çifti mbretëror holandez, Willem-Alexander dhe bashkëshortja Maxima, në pallatin mbretëror Huis Den Bosch. Fotoja është ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.

“FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s”, shkruan Rama.

Presidenti amerikan, Donald Trump shfaqet me një kostum në nuanca blu, krah të cilit ndodhet homologu turk Rexhep Tayip Erdogan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili që kur Rusia nisi luftën është shfaqur me veshje në ngjyrë ushtarake,  ka “thyer” rregullin dhe është shfaqur me kostum.

Kreu i qeverisë shqiptare ‘spikat’ me kostumin në bezhë, ndërsa është i pozicionuar në fund të radhës për shkak edhe të gjatësisë së tij. Ai shfaqet krah të homologut të tij hungarez, Victor Orban. 

Ora 22:29
Bisedë e gjatë Meloni-Trump gjatë darkës së liderëve të NATO-s

1750797617_cesgrhdrhhd.JPG

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë darkës së liderëve të NATO-s në Pallatin Mbretëror në Hagë, sipas informacioneve, kanë zhvilluar një bisedë të gjatë ku diskutuan për çështjet kryesore ndërkombëtare, duke filluar nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Ora 22:19
Trump publikon mesazhin e Rutte: Evropa do ta paguajë shtrenjtë

1750796808_wafawfagg.JPG

Gjatë udhëtimit me Air Force One për në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët, duke kërkuar që ato të arrijnë 4% ose 5% të PBB-së, me 5% si nivelin më të dëshiruar që do t’u jepte më shumë forcë dhe ndikim vendeve anëtare.

Ai shprehu bindjen se shumë vende do të votojnë për këtë rritje, por paralajmëroi një mosmarrëveshje me Spanjën, e cila sipas tij nuk ishte dakord dhe kjo ishte “shumë e padrejtë” ndaj aleatëve të tjerë.

Në këtë kontekst, Trump publikoi edhe një mesazh privat të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në platformën Truth, ku Rutte e përgëzonte për “suksesin e madh” që po afrohej në samitin e Hagës. Në mesazh thuhej se “Evropa do të japë kontributin e saj në një mënyrë të konsiderueshme, siç duhet, dhe kjo do të jetë një fitore për ju.”

Rutte theksonte gjithashtu se Trump po arrinte diçka që asnjë president amerikan nuk kishte arritur në dekada – bindjen e të gjithë aleatëve për t’u angazhuar në rritjen e shpenzimeve në nivelin 5%. Ai e pranoi se nuk ishte një rrugë e lehtë, por rezultati ishte një sukses i rëndësishëm për aleancën.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?