Peleshi, Xhaçka e Rama

Samiti i NATO-s, Xhaçka: Rikonfirmuam angazhimin tonë në mbështetjen e Ukrainës

13 Korrik 2023, 09:18| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 09:19

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka ndarë një mesazh në rrjete sociale lidhur me samitin e NATO-s. Në fokus të bisedimeve, Xhaçka shkroi se ishin rikonfirmimi për mbështetjen politike për Ukrainën. Ndër të tjera Xhaçka thotë se vendet partnere kanë mbështetjen tonë.

“Në Samitin e NATO-s në Vilnius:

 Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina ????do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën ???????? dhe Bosnje Hercegovinën.  

Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të prekur nga situata aktuale e sigurisë.”-shkroi ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?