Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jenë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor, në kuadër të samitit për nismën 'Open Balkan'.
Lajmi u bë me dije nga mediat serbe, ndërsa në samitin që do të mbahet në Tiranë pritet të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës 'Open Balkan' u mbajt më 4 nëntor në Beograd, ku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet. Për 3 drejtuesit e 3 vendeve "Open Balkan" është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.
Nisma për bashkëpunim rajonal është përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.
Ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në Kuvendin e 11 dhjetorit, e paralajmëroi Vuçiçin se nëse guxon të vijë në vendin tonë, rrugët do të mbushen plot me protestues.
“Ballkani i Hapur është i hegjemonisë serbe dhe i influencës rusë. Zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Kërkohet të zëvendësohet procesi i Berlinit me atë të Putinit. Prandaj e paralajmëroj Sllobodanin e ri. Për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish në Tiranë se sheshet dhe rrugët do i kesh plot kundra teje,”-ka thënë më herët Berisha.
Ky është Rama me fytyrë drejt serbis dhe Rusisë kur me bythën e tij drejt perendimit.
Përgjigju