Donald Trump në konferencën e shtypit

Bota

Samiti i Paqes në Egjipt, Presidenti Trump: Një ditë e re po lind për Lindjen e Mesme, tani fillon rindërtimi për Gazën

13 Tetor, 19:18| Përditesimi: 13 Tetor, 19:25

  • Share

1760375987_donaldtrumpnkonferencneshtypit.png

Pas firmosjes së Marrëveshjes së Paqes për Gazën në Egjipt, Presidenti amerikan Donald Trump tha në konferencën e shtypit se "kjo është dita për të cilën njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën kanë punuar, janë përpjekur, kanë  shpresuar dhe janë lutur".

"Ne kemi arritur atë që të gjithë e quanin të pamundur, më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është kaq bukur të shohësh një ditë të re dhe të bukur që po lind. Dhe tani fillon rindërtimi”, nënvizoi Donald Trump.

Presidenti amerikan shprehu "mirënjohjen e tij të jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane" të cilat ai thotë se "ndihmuan në bërjen e mundur të këtij përparimi të jashtëzakonshëm".


Lajmi kryesor:

Liderët e botës mblidhen në Egjipt, Trump firmos dokumentin e Marrëveshjes së Paqes për Gazën: Na u deshën 3000 vite për këtë


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?