Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë

Samiti i Procesit të Berlinit, Berisha: Varrosi Ballkanin e Hapur në ndërtesën e diktatorit! Bardhi: Qeveria të heqë dorë nga nisma Rama-Vuçiç

16 Tetor 2023, 16:43| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 16:49

  • Share

Samiti i Procesit të Berlinit, i cili po mbahet sot për herë të parë në Tiranë është komentuar nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha në emër të PD-së tha se samiti i Procesir të Berlinit në Tiranë varrosi pikërisht në mauzoleun e diktatorit, projektin e “Ballkanit të Hapur”.

“Por, PD shpreh gjithashtu vlerësimin më të madh për samitin e sotëm sepse sot, këta burra të shquar të BE, varrosin pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur, të Edi Ramës”, tha kreu i Rithemelimit.

Ndërsa për kreun grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi samiti i Procesit të Berlinit shënon një moment  me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye sipas tij, qeveria shqiptare duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur.

“Grupi Parlamentar i PD dhe opozita mbështet pa kushte integrimin europian si prioritetin absolut kombëtar. Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe, në 33 vjet, kemi treguar se jemi  partia që kemi vënë interesin kombëtar përpara interesit politik.  Mirëpo, fatkeqësisht Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Europë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që, me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën”, u shpreh Bardhi.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 16/10/2023 21:18

    Hahahahah! Berisha duhet të jetë duke plasur nga Marazi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?