VIDEO/ Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan pamjet e fundit nga Piramida: Gati për Tiranën kryeqytetin e Europës së Ballkanit

15 Tetor 2023, 21:23| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 10:38

  • Share

Piramida e Tiranës do të mikpresë nesër Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit i cili për herë të parë do të organizohet jashtë kufijve në Bashkimit Evropian. Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrjetin social “facebook”, pamje të Piramidës e cila është gati për të pritur liderët e Evropës dhe rajonit.

"Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së"

Samiti do të jetë i ndarë në dy sesione, gjithçka pritet të hapet rreth orës 11:00 ku do të nisë pritja zyrtare e liderëve evropianë. I pari që do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij kancelari gjerman vendi i të cilët inicioi Procesin e Berlinit. Presidentja e KE-së, Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të flasin në emër të Bashkimit Evropian.

Në orën 12:00 do të nisë punimet samiti i sesionin e parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. I dyti sesion i punës, do t’i dedikohet bashkëpunimit për investime në fusha të ndryshme, sfidat dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.  Në fund në konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë rezymenë e gjithçkaje dhe mesazhet kryesore të samitit do të dalin Kryeministri Rama, kancelari Scholz dhe kryekomisionerja Ursula von der Leyen.

Në fund, në 18:30 axhenda parashikon një  Ceremoni hapjeje për Piramidën e Tiranës, e cila nga një muze i ndërtuar në fund të viteve 1980 në Tiranë për të nderuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha është shndërruar në një qendër trajnimi për teknologjinë dhe programet kompjuterike.


Lajmi kryesor:

Nesër Samiti i Procesit të Berlinit, mbi 2000 efektivë ‘fortifikojnë’ Tiranën! Rrugët që do të bllokohen nga sot


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?