Foto: Rama krah kancelarit Scholz dhe ministres Annalena Baerbock
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto gjatë samitit që po mbahet në Berlin. Rama ndodhet pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe ministren e jashtme gjermane
Gjatë hapjes së samitit të Procesit të Berlinit të hënën, 14.10. në Berlin, kancelari gjerman, Olaf Scholz lavdëroi përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal. Ai vuri theks të veçantë në kontributin e Kosovës dhe e përgëzoi për arritjet e fundit në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). "Dëshiroj të përgëzoj Kosovën për kontributin që ka dhënë së fundmi. Diplomacia e marrëveshjes së CEFTA-s është një arritje e madhe për bashkëpunimin rajonal”, theksoi Scholz.
Lajmi kryesor:
Samiti 'Procesi i Berlinit'/ Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë 2 marrëveshje për tregtinë e lirë dhe arsimin e lartë! Kancelari Scholz: E ardhmja është në Europë
S.G/ReportTv.al