TIRANË- Me një foto të përbashkët, u mbyll pas 4 orësh takimi informal në Vilën 30 i kryeministrit Edi Rama me liderët e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pjesë e drekës, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tetor në Tiranë, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli. Ky i fundit ka thënë se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.
Brnabic, ishte e para që mbërriti në Tiranë, pak pa kaluar mesdita, e pas saj Abazoviç. Varheyli u shfaq disi me vonë, e jo shumë pas tij, KovaÇevksi , Rama si pritësi i mysafirëve, ishte i pari në Vilën 30, i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ilir Beqaj, Drejtor i Agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin e Tiranës, pasi siç ka njoftuar merrte pjesë në një konferencë në ishullin e Kretës në Greqi.
Siç ishte thënë edhe më herët, Rama dhe shefat e qeverive në Ballkan folën mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Europian pritet që të akordojë 2 miliardë Euro të parashikuara për vendet e Ballkanit.
Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i ardhshëm do të organizohet në Tiranë më 16 tetor 2023.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli, ka thënë të hënën se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.
Ata kanë biseduar në kuadër të një takimi joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë.
Takimi është organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, më 16 tetor.
Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.
Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se mospjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e ka lumturuar tepër shumë Serbinë.
Ai deklaroi se mospjesëmarrja e Kurtit ka treguar mospërgjegjësi totale duke refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.
“Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria, është lajmi më i keq që mundet t’i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasur parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës. Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, ka shkruar ai në Facebook.
Takimi, i cili u zhvillua në Vilën 30 në Tiranë është mbajtur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.
Ka mbaruar Samiti informal i krerëve të rajonit, të ftuar nga Edi Rama, ku ka marrë pjesë dhe komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varheyli.
Por siç duket nga fotot, askush nuk është mërzitur nga mungesa e Albin Kurtit. Liderët e Ballkanit kanë drekuar në Ish-vilën e Mehmet Shehut, që quhet edhe Vila 30.
Rama, pasi ka përcjellë dy zonjat kryeministre, është ndalur për një kafe me burrat, ku kanë dalë duke qeshur e përqafuar, kryesisht me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me iderët e rajonit dhe komisonerin e BE Olivér Várhelyi, pas takimit informal për samitin e procesit të Berlinit.
"Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić", shkruan Rama.
Ka përfunduar takimi informal i Ramës me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit. Rama është kapur nga kamerat duke përcjellë zyrtarët e lartë. Në këtë mbledhje nuk kishte asnjë përfaqësi nga Kosova.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka qenë e para që është larguar nga takimi informal me liderët e Rajonit në kuadër të samiti të Berlinit. Ajo është përcjellë nga kryeministri Rama ndërsa mbledhja ka vijuar.
Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan në Tiranë, tregon “logjikën e mbrapshtë, inatçore dhe autoritare” të një njeriu që udhëheq Kosovën.
Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.
Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë për masat e marra ndaj Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka mbërritur në ambientet e vilës 30 në Tiranë, ku po mbahet takimi informal me liderët e rajonit në kuadër të përgatitjeve për samitin e procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë në muajin tetor.
Ka nisur takimi informal i kryeministrit Rama me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të samitit të procesit të Berlinit që mbahet në tetor në Tiranë. Në takim po merr pjesë edhe Ilir Beqaj, drejtues në Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Në takim mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në 'Vilën 30' në Tiranë po zhvillohet takimi informal i kryeministrit Edi Rama me lidertë e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i pranishëm është edhe komisioni i BE-së Oliver Varhelyi.
Ndërkohë në takim ka mbërritur kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç dhe kryetarja e Këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo.
Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmin për pjesëmarrjen e zv.kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi sot në takimin informal në Tiranë. Sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës s’ka pasur asnjë konfirmim për pjesëmarrje e prandaj nuk ka mundur as t'i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij.
‘Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t'i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.’- njofton qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të mbahet me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi muaj me parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Konferenca sipas Kryeziut, është në të njëjtën kohë dhe ditë me panelin për Ballkanin e Hapur. Kryeziu konfirmon se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.
'Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.'- shkruan Kryeziu.
Ana Brnabić në takimin në Tiranë: Ballkani i Hapur vazhdon të ekzistojë sot ora 17:58 ANA BRNABIĆ Kryeministrja Ana Brnabiq tha sot pas takimit në Tiranë se Open Balkans vazhdon të ekzistojë dhe vazhdon me iniciativa brenda tij, shkruan Kosova Online. “Vetëm tre ditë më parë hapëm ekspozitën e përbashkët Open Balkans në qendrën kulturore serbe në Paris, kështu që po vazhdojmë me ato iniciativa”, tha Brnabiq. Ajo deklaroi se me kryeministrin Edi Ram ka diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të organizohet nga Shqipëria në tetor të këtij viti. Brnabiq tha se Shqipëria aktualisht është plotësisht e fokusuar në samitin e procesit të Berlinit dhe se çfarë mund të bëhet shtesë pas samitit të fundit që u mbajt në Berlin…….
PërgjigjuDhe çfarë ka këtu? Rama ka thënë që 1000 herë të kthehet, do bënte të njëjtën gjë për Ballkanin e Hapur, askush nuk humbi nga kjo përveç Kosovës që provokon luftën në vend të paqes.
Shpresojm te kemi lajme sa me te mira mga ky takim
PërgjigjuNuk është Albini që refuzon bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe ndërkombëtaret, përderisa qeverisë nje popull që siç duket ka mbështetjen e tij edhe kundër ndërkombëtareve edhe kundër qeverisë shqiptare se përndryshe nuk do ta lejonin të sillet ne kte mënyrë.
PërgjigjuTipik kosovar,inatqar,i pabese,i paburre,mashtrues,nuk i han kuj raku se nuk vjen o Albinoviq Kurtoviqi
PërgjigjuKy ishte vazhdimi i ”balkanit të hapur serborus ” e jo gjë tjeter. Mashtrimi i radhës ishte Kjo gallat e pështirë…!!!
PërgjigjuBallkani i Hapur ka qene projekt paqeje dhe ka dhënë frytet, nuk tha kush që është gjë e dëmshme, përveç Albin paranojakut që ju ushqen dhe juve me kërma dhe helm. Po krijon kriza artificiale që asgjë s’po fiton në këmbim, as targat, as institucionet, as kontrabandën e as sovranitetin. Thjesht ka humbur aleatët, ka izoluar vëndin, ndërkohë që gjithçka ka qenë si më parë në veri, madje dhe më keq, pasi ka ndezur nacionalizmin serb që është rrezik i madh për Kosovën. Dhe mos bëni trimin kot, se në mes të Prishtinës nuk keni guxim t’i tregoni gjoksin një serbi, lëre të shkoni më sipër në Mitrovicë, a Zveçan. Për më tepër ju s’bëni dot pa mallrat serbe që refuzimi i tyre është shenja e parë e patriotizmit, ndaj mos u shisni shumë të tillë. Me keqardhje kur sheh retorikën me realitetin kupton se jeni rëndë, ushqeheni me propagandë nacionaliste gjasme shqiptare dhe me mallra serbe. Në fund i uleni në gjunjë Radojçiçit për të votuar ligjet kundër veteranëve të UÇK-së.
Tao; secilen brum që ia bë tjetrit do Nordh vet mbrenda! Radojçiçat e vuçiçat i keni ju sot, Pa Kosovën nuk ka as Shqipëri këtë e din edhe shqiponjat në qiellin e hapur. Sot në Tiran u mblodhen ata të ”balkanit të hapur” që Fukushima e tha se ka perfunduar, Apo jo …??? —— Ana Brnabić në takimin në Tiranë: Ballkani i Hapur vazhdon të ekzistojë sot ora 17:58 ANA BRNABIĆ Kryeministrja Ana Brnabiq tha sot pas takimit në Tiranë se Open Balkans vazhdon të ekzistojë dhe vazhdon me iniciativa brenda tij, shkruan Kosova Online. “Vetëm tre ditë më parë hapëm ekspozitën e përbashkët Open Balkans në qendrën kulturore serbe në Paris, kështu që po vazhdojmë me ato iniciativa”, tha Brnabiq. Ajo deklaroi se me kryeministrin Edi Ram ka diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të organizohet nga Shqipëria në tetor të këtij viti. Brnabiq tha se Shqipëria aktualisht është plotësisht e fokusuar në samitin e procesit të Berlinit dhe se çfarë mund të bëhet shtesë pas samitit të fundit që u mbajt në Berlin…….
Te duam shume Arber edhe pse te jane shplare trute prej Albin Radojcicit. Ju vazhdoni beni vrima ne uje, ne do ndertojme ura bashkepunimi edhe per ju.
Kirri wshte burre dhe legen si ky karabisji jone qe sdi ku eshte. I eshte arrestuar gjithe qeveria dhe prap ska fytyr e nder. Kurti jeton me qera dhe nuk grabit si ky xhepisti rilindas
PërgjigjuEeeee po I pritëm kosovarët nëpër shtëpia ne...e mban mend o Albin... Apo të zuri pilushi gjizë... Do vijë dita do kërkoni prap ndihmë... Mirë mo albinkë...
PërgjigjuÇ’far don të thuash o mjeran o i Pa Sydjemen …?!
Pa Kurtin prezent ky Samit do të dështon i shkreti Kurti është ba Ibrahim Rugovë i dytë edhe ai zgjeba edhe me pastora rus e serb kënaqej në takime tu ju dhuru kristala,Trepçe vetëm me çeveritarë shqiptarë as nuk takohej as su jepte gurë kristali
PërgjigjuAlbin Kurti nuk vlen as sa mbathjet e Edi Rames.
PërgjigjuAjo s'do mend e kalem. Ne zgjedhjet e vitit 2021, Rama e turperoi Albinin ne menyren me te zgjuar e te bukur, pa hapur gojen e nxjerr asnje fjale per te. Thjesht duke e injoruar faktin qe Albini kryeminister i Kosoves merrte pjese ne zgjedhjet per kryeminister i Shqiperise. Skandal me te madh diplomatik mes dy vendeve nuk do kishte, por shyqyr qe ne nuk kushtojme vemendje veprimeve te nje palacoje populist qe i ka rene per hise Kosoves.
Mos ju lut ma Kurtit o Ram dhe lene ne rrugen qe don me ndjek.Ai harron personalen me postin e kryeministrit! Toleranca e tepruar eshte idiotizem.Mjaft ju lute
PërgjigjuKomunikate e ores se fundit nga zyra KrruajeMinistrore - mbaruan sufllaqet edhe per sot! I lutemi patronazhistit dixhital te reduktoj komentet sepse loja propagandistike po behet e pabesueshme! Sic ka then dhe i madhi i liderve su-sperm B-eduin Ramsesi: “Patronazhistit uli sufllaqet - rriti dajakun.!”
Plotesisht pajtohem me ju..po te mos fute hunden ne qeshtjen e Kosoves duke tentuar te ndaj me Serbine,mos te bane thirrje dhe sharje arrogante per Balkan te Hapur a po te mos anulon mbledhje qeverishe nje dite para dates,me qdo kryeminister nga Ramushi,Mustafa,Hoti a po Kurti ,Rama u ndeshke si me armikun me te madhe,presidentja Osmani ne viziten e pare ne parllament Kristaq Rama e leshoj sallen dhe iku si hajne..Kosova asesi nuk munde tu prish miqesine dhe vellazerine me Vuqiqin dhe ti mos shkruaj dokrra kur nuk ke lidhje fare..
Mos u lodh kot o Ledi se Rama ka rene me dashuri pasionante ne gropen e Albinit dhe nuk ka çajre per Ramen nese nuk e thith teresisht albinin ne GROPEN E TIJ....dhe nuk do te kete force e pengese kombetare e nderkombetare deri ne arritjen e pelqimit nga ana albinit.
PO ME MIRE PA KURTIN ...NJE NJERI PA MEND NE KOKE(OSE MASKARA)
PërgjigjuShkruan nga Kraleva a po vetem paraqitesh si shkau i shkines..a po je gomar..??
Albi te rrije tani, tja shtyjne edhe liberalizimin e vizave dhe ta zgjedhin prap kosovaret me vote
PërgjigjuBej shaka ti Luan bej,po kosovaret do ta zgjedhin edhe nje here apo dy here te tjera Albin se do barazoj pa tjeter me mandatet e Rames.
Me duket se albini po ja ben gropen vetes
PërgjigjuO alban,albini po i ruhet gropes qe ka hapur rama. Po ra ne ate gropeKurth nuk e nxjerr dot kurrre më as Gjermania,as Anglia dhe as USA.
Albin kurti ka bere shume gabim qe nuk ka ardhur ne tiran sot
PërgjigjuKurti ben gabim qe tregohet kaq kokeforte ,Rama po mundohet per mire
PërgjigjuPo mi xhan po ky Kurti shume kokfort mi xhan,uaaa ky. Rama ben mire ti fus no nje grusht te Papandreut e ta ler thes mu ne mes te Kretes.
Suksese ne kete takim e sa me shume lajme pozitive presim
PërgjigjuSe kuptoj pse vazhdon te mbaje kete lloj qendrimi Albini
PërgjigjuAkoma nuk e kupton ti moj shpirte pse mban kete qendrim Albini. Ka ca "gojë te liga e shpifarake" qe thone se kryeministri shqiptar pezulloj njeanshmerisht mbledhen e dy qeverive me 14 qershor ne Gjakove dhe tjetra eshte se po ky kryeminister organizoj e realizoj grushtimin me PDK ne Kuvendin e Kosoves per turpin dhe faqen e zeze te te dy paleve.....nuk jane pak keto dy veprime te liga dhe antishqiptare......
Rama le te vazhdoje keshtu duke bere takime te rendesishme kurse kurti te beje ca te doje
PërgjigjuPer ju perkrahsit e vellaut te Vuqiqit me renseigner asht tu vij Vuqiqi mos u merakosni fort per kryministrin ton se ashte zgjedh me votat e popullit e jo me votat e bandave kriminale
PërgjigjuRealisht s'na plas trapi kur ka budallenj qe i shkojne pas. Ky takim dhe te tjeret s'jane per interes te vecante te Shqiperise, sepse Shqiperia i ka dyert e hapura ne BE dhe SHBA per shkak te mendjes se ndritur te Rames, por eshte per t'i bere mire edhe Kosoves e rajonit. Kur je budalla dhe nuk e kupton, e meshiron tjetrin. Kur je i lig atehere s'ke c'i ben pervec nje topi te madh ne koke qe te hane e te ngopen me te. Jeta ne rajon vazhdon per bukuri, ne Kosove me duket se do ndaloje per shkak te nje deliranti dhe mijera idioteve qe i besojne Albin zdravos qe flet me Milan non gratan e SHBA-se, ama ketej na shet patriotizem shterp.
neve sna plas hajdari fare per ju , vazhdoni per nga jeni nisur
Nuk behemi merak per kurtin.behemi merak per Ju .QE Ju pezulluan liberalizimin E vizave.grantet ne miliona Euro etj etj.
Jam e sigurt qe do te diskutohen takime shume te rendesishme per rajonin
PërgjigjuKurti po ben gabimin me te madh duke mos ardhur ne Tirane ne mbledhjen qe po organizon Rama
PërgjigjuRama punon për serborus o mjerana , së shpejti do bindeni, dhe pastaj do hani ate që e bëni vet!
Qafen theft se nuk na duhet kurrisen!
Përgjigju