Samiti i Sofjes/ Bregu: Do mbajmë hapur kufijtë e rajonit! Reformat e paplotësuara bllokojnë integrimin

11 Nëntor 2020, 13:36| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 17:00

  • Share

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu tha për Report Tv se Samiti i djeshëm i Sofjes miratoi krijimin e një tregu rajonal. Ajo u shprehse gjatë pandemisë sukses është krijimi i një korridori jeshil dhe mbajtja hapur e kufijve të rajonit.

"Një sukses gjatë pandemisë është hapja e kufijve të rajonit dhe krijimi i një korridori jeshil", u shpreh Bregu.

Ndërsa sa i përket integrimit në BE, Bregu shtoi se Shqipëria ka ende për të bërë, por është në rrugën e duhur, pasi disa vende të tjera as nuk i kanë filluar Reforma si ajo në drejtësi.

"Shqipëria ka një sërë detyrimesh që janë të qarta për të gjithë por në të njëjtën shkallë janë dhe vendet e tjera të rajonit.

Ne jemi në vende të ndryshme zhvillimi, unë me shqetësim shoh peshën që ka europa në vendet tona në rast se procesi i integrimit do të bllokohet. Reformat e paplotësuara bllokojnë procesin", përfundoi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit Rajonal. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?