Samiti i taekwondo-s, 900 sportistë nga 48 vende të botës në Tiranë! Veliaj: I nderuar se si u mikpritën

30 Shtator, 15:37| Përditesimi: 30 Shtator, 16:22

  • Share

900 sportistë nga 48 vende të botës morën pjesë këtë fundjavë në samitin e 5 të taekwondo-s të zhvilluar në Tiranë.

Eventi u mbajt në kompleksin olimpik Feti Borova në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, teksa në kategorinë e tij shkëlqeu sportisti Ernest Merdanaj. Pas 4 ndeshjesh, 18-vjeçari mori medaljen e artë duke siguruar 10 pikë të rëndësishme për kualifikimin në Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

“Jam vërtetë i nderuar në këtë javë Evropiane të Sportit, bashkia e Tiranës me MAS dhe shoqatën e Taekëondos, me sport klub Tiranën dhe gjithë dashamirësit e sportit e kthyem qytetin në një hapësirë fantastike për 900 sportistë nga 48 vende të botës. Më vjen mirë po ashtu që, pas Parisit, edhe këtu morëm dy medalje. Jam vërtet entuziast që sportistët tanë kanë filluar që tani të mbledhin pikët që do na çojnë drejt Los Angeles në 2028,"-u shpreh Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Kampionati që solli 900 sportistë nga 48 vende të botes dhe 255 klube, u zhvillua nën kujdesin e dy shoqatave “Qendra TAEKËONDO” & “Top Gym Sport”, së bashku me Federatën Shqiptare Taekëondo, KOKSH, MAS dhe Bashkinë e Tiranës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?