Samiti i VI-të i Komunitetit Politik të Europës në Tiranë mbaroi, por jo emocionet dhe përshtypjet që ai la pas si në botën mbarëshqiptare, ashtu edhe në korridoret politike dhe mediatike.
Përtej diskutimeve të rëndësishme që lidheshin me situatën gjeopolitike në rajon, NATO, lufta në Ukrainë, siguria e mbrojtjes dhe marrëveshjet ndërpalëshe, ajo që ra në sy ishin edhe detajet pikante.
Nga “shiu anglez” që e ‘solli’ kryeministri britanik Keir Starmer, dhe deri tek atletet me yllin europian të kryeministrit Edi Rama apo gjunjëzimin në shenjë kortezie dhe respekti të kryesocialistit ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni në tapetin e kuq.
Nuk munguan edhe batutat me Ramën në vështrimin e tij lutës nga qielli drejt Zotit për të sjellë diellin e pushuar shiun, ardhja e Macron bashkë me kohën e mirë (shiu kishte pushuar) dhe video-mesazhi i animuar dhe i realizuar me Inteligjencë Artificiale, në spektaklin e organizuar te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, me të gjithë liderët e sjellë në kohën e fëmijërisë dhe që përshëndesnin në gjuhën e tyre.
Duke shfrytëzuar pikërisht këto shkrepje artistike, kryeministri Rama ka gjetur rastin sot (18 maj), që me një postim të radhës në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, të ndajë një ‘buqetë’ fotosh pikante nga ky event historik për Shqipërinë.
“MIRËMËNGJES! dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë!”, shkruan kreu i qeverisë karshi albumit mesazhin e tij për këtë ditë.
Komente
