Fabrizio Bucci

Samiti i Zagrebit, ambasadori i Italisë në Tiranë: Kemi qenë në vijën e parë për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë

7 Maj 2020, 19:34| Përditesimi: 7 Maj 2020, 19:37

  • Share

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci duke komentuar rolin e Italisë gjatë Samitit të Zagrebit që u zhvillua mbrëmjen e djeshme online u shpreh se Roma ka qenë në vijën e parë për të mbështetur miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë në një kohë të shpejtë.

"Italia ka konfirmuar edhe një herë rolin kryesor dhe mbështetës të pranimit të Shqipërisë në BE. Përpos falënderimit të miqve tanë shqiptarë për shfaqjen e solidaritetit të vërtetë evropian në periudha të vështira si edhe ajo që po imponon Covid, ne kemi qenë në vijën e parë për të mbështetur miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë në një kohë të shpejtë" tha ai.

Samiti i Zagrebit u zhvillua online për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Pandemia ishte në fokusin kryesor të diskutimit duke zhvendosur zgjerimin në një plan të dytë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se kur vendet janë të bashkuara ia dalin dhe se rajoni i Ballkanit është pjesë e BE, ndërsa nxiti shtetet të vijojnë me reformat e sundimit të ligji dhe luftën ndaj korrupsionit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?