Samiti i Zagrebit/ Ursula von der Leyen: Ballkani Perëndimor pjesë e BE, qeveritë të punojnë me sundimin e ligjit dhe të garantojnë lirinë e medias

6 Maj 2020, 20:36| Përditesimi: 7 Maj 2020, 21:02

  • Share

Samiti i Zagrebit është zhvilluar ditën e sotme online ku kanë marrë pjesë liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi , pandemia ka qenë në fokusin kryesor të diskutimit duke zhvendosur zgjerimin në një plan të dytë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se kur vendet janë të bashkuara ia dalin dhe se ekonomitë dhe shoqëritë tona do të ngrihen dhe shërohen më shpjet falë bashkëpunimit. Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se rajoni është pjesë e BE, ndërsa nxiti shtete të vijojnë me reformat e sundimit të ligji dhe luftën ndaj korrupsionit.

"Takimi i sotëm BE-Ballkan Perëndimor në Samtin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë jemi më të fortë të bashkuar. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe po ashtu ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, që Ballkani Perënidmor i përket BE. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave", shkruan në tëitter Von Der Leyen.

Vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në tëitter se "BE qëndron krah për krah me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Zagrebit sot në BE-Ballkanin Perëndimor përqendrohet në trajtimin e pandemisë Covid-19 së bashku; duke riafirmuar perspektivën evropiane të BB; duke përsëritur përkushtimin ndaj vlerave dhe reformave të BE-së ”.

Kroacia po mban Presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Evropian. Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb ka qenë një nga pikat kryesore të programit të tij, por për shkak të pandemisë COVID-19, ajo po zhvillohet si një video-konferencë në vend. Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç tha se "BE ka bërë një dokument shumë të fortë duke pasur parasysh rrethanat. Fakti që takimi po ndodh është tashmë një sinjal i fortë politik ”.

Ndërsa komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi shprehet se BE po e trajton Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar duke u dhënë atyre qasje në shumë nisma dhe instrumente për integrimin. "Ne do t'i mbështesim rimëkëmbjet ekonomike të rajonit që do të forcojë partneritetin tonë"

Takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor morën pjesë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Tonino Picula, si dhe kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë Albin Kurti dhe Edi Rama, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe drejtuesit e opozitës nga Serbia dhe Mali i Zi , Bosnje dhe Hercegovinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 06/05/2020 21:16

    Pir dh-pir dh jeni bere komike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?