Pas përfundimit të samitit jozyrtar të liderëve evropianë të thirrur nga ai, presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi biseda me presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Macron theksoi se paqja në Ukrainë duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme, gjë që kërkon ndalimin e agresionit rus dhe sigurimin e garancive të besueshme për Ukrainën. Ai paralajmëroi se një armëpushim pa këto garanci mund të përfundojë si marrëveshjet e Minskut, të cilat dështuan.
Franca dhe vendet evropiane synojnë të forcojnë investimet në sigurinë dhe mbrojtjen e tyre, duke përshpejtuar zbatimin e axhendës së sovranitetit dhe konkurrencës. Kjo përfshin mbështetjen për Ukrainën dhe investime strategjike në mbrojtjen evropiane.
Macron njoftoi se do të vazhdojë diskutimet në ditët e ardhshme për të koordinuar përpjekjet me partnerët evropianë dhe SHBA.
Lajmi kryesor:
DASH pas takimit në Riad: SHBA dhe Rusia u pajtuan për të punuar drejt paqes në Ukrainë! Edhe Europa duhet të ulet në tryezë
G.K/ReportTv.al