Politikë

Samiti/ Kancelari gjerman mesazh Europës nga Tirana: Amerikanët duhet t’i kemi në anën tonë! Të vendosur për mbështetjen ndaj Ukrainës

16 Maj, 14:40| Përditesimi: 16 Maj, 14:48

  • Share

 

Kancelari gjerman, Friedrich Merz nga Tirana tha se e gjithë BE duhet të jetë e qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

"Bashkë me Donald Trump, Kier Starmer, Emmanuel Macron shkuam në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn, e bëmë këtë jo vetëm ne si individë, por shpresoj fort që këtë e kemi bërë fort edhe në emrin tuaj, për të treguar vendosmërinë tonë për përkrahjen për vendin tuaj. Ne jemi të vendosur që ne duhet të vazhdojmë të japim mbështetje të fortë nga aspekti politik, ekonomik, ushtarak Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një sukses të vogël diplomatik. Fakti që ata po takohen për herë të parë pas 3 vitesh e gjysmë është ndoshta një sinjal shumë i vogël, por i fortë. Duhet të jemi të qartë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të ketë pikë dyshimi që jemi të angazhuara dhe të gatshëm të japim mbështetjen tonë të plotë. Ne përballemi me çështjen e emigracionit, më lejoni të bej vetëm një koment, Ne përballemi me kërcënime nga emigracioni me 10-vjeçarë të tërë. Po përpiqemi të zgjidhim bashkë me BE, por duhet të bëjmë diçka edhe vetëm. Gjithçka që po bëjmë është në përputhje me legjislacionin e BE", tha Merz. 

Nga Tirana, Merz kishte edhe një thirrje për Europën.

“Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues. E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian. Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë”, vijoi Merz.


Lajmi kryesor:

Samiti/ Europa mesazh Putinit nga Tirana: Jepi fund luftës, koha për paqe! Rusia po luan! Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’


SI.E./A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?