Von der leyen, Costa me liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

Bota

Samiti në Tiranë/ Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë kompromisin për paqen! Costa: Hap i madh përpara, shpresojmë të nënshkruhet sa më shpejt

16 Maj, 12:31| Përditesimi: 16 Maj, 14:03

  • Share

Komuniteti politik europian u parapri ditën e sotme me një hap të rëndësishëm paqeje për kontinentin. Zyrtarët e lartë të Bashkimit europian njoftuan nga Tirana se Armenia dhe Azerbajxhani janë drejt finalizimit të ‘traktatit të paqes’.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, u tha gazetarëve se marrëveshja është në interesin e të gjithëve.

“Është në interesin e të gjithëve që ata të nënshkruajnë këtë marrëveshje paqeje në mënyrë që të kemi një konflikt më pak. Unë isha në Azerbajxhan dhe po shkoj gjithashtu në Armeni. Është e rëndësishme të ulen tensionet në këtë rajon.", u shpreh ajo.

Përgëzime për këtë hap të rëndësishëm pati edhe nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa i cili thotë se mezi presin firmosjen e marrëveshjes.

"Unë dhe Von der Leyen përgëzuam udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit për finalizimin e traktatit të paqes. Ky është një hap i madh përpara. Mezi presim nënshkrimin e tij sa më shpejt. Bashkimi Evropian është i gatshëm të investojë në ndërlidhjen rajonale dhe të afrojë më shumë të gjithë rajonin me njëri-tjetrin dhe me Bashkimin tonë", shkruan Costa në rrjete sociale.

Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka në qendër rajonin e Nagorno-Karabakhut, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por i banuar nga shumicë armene. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, tensionet etnike dhe territoriale çuan në një luftë të përgjakshme në vitet 1990, duke lënë Armeninë në kontroll të rajonit.

Pas dekadash armëpushimi të brishtë, në vitin 2020 dhe sërish në 2023, Azerbajxhani rimori territorin përmes ofensivave ushtarake, duke shkaktuar shpërnguljen masive të popullsisë armene.

Postimi i Antonio Costas 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?