Një armëpushim, që Rusia duhet ta garantojë para se të arrihet një marrëveshje. Asnjë vendim mbi territoret ukrainase pa pjesëmarrjen e tyre. Europa e “vullnetarëve” dhe Volodymyr Zelensky huhet se morën konsensus nga Donald Trump mbi këto pika, gjatë një maratone prej tre videokonferencash të thirrura dje pasdite nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili kishte përkrah Zelenskyn, i cili kishte fluturuar në Berlin.
Nga vetë fjalët e Trump-it erdhi pak më vonë një përforcim i vakët i optimizmit të moderuar evropian: Rusia, tha ai, “do të përballet me pasoja të rënda” nëse nuk pranon t’i japë fund luftës. Ai tha se kishte pasur “një bisedë shumë pozitive. Do t’i jepja notën 10. Ishte shumë miqësore”. Njoftoi se do të organizojë një “takim të dytë të shkurtër” me Putinin dhe Zelenskyn pas samitit. Ky ishte një ton i ndryshëm nga disa ditë më parë, kur një vërejtje "Nuk më pëlqen ajo që po bën Zelensky" i kishte sjellë marrëdhëniet midis të dyve përsëri në pikën e ngrirjes së takimit të tyre dramatik të shkurtit në Zyrën Ovale, dhe e shtyu New York Times të parashikonte se një "Jaltë e re" do të zhvillohej nesër në Anchorage, domethënë, një ndarje territoeresh "mbi kokën e Ukrainës".
Pikërisht për të shmangur këtë perspektivë, kancelari gjerman Friedrich Merz kishte thirrur takimet e djeshme. Zelensky me të, në katin e katërt të Kancelarisë — të quajtur “kati sekret” — në një dhomë pa dritare dhe pa telefona. Në videokonferencë fillimisht liderët evropianë: Emmanuel Macron, i lidhur nga rezidenca e tij verore në Fort Brégançon, me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin finlandez Alexander Stubb, homologun e sapozgjedhur polak Karol Nawrocki, presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Pas një ore iu bashkua Donald Trump: mundësia e fundit për evropianët dhe Zelenskyn, para samitit të nesërm, për t’i kërkuar dëgjim. Pastaj një tjetër telefonatë mes “vullnetarëve”.
“Evropianët po bëjnë gjithçka që munden për të kontribuar në përcaktimin e agjendës” të së premtes, tha menjëherë pas takimit Merz. “Duhet një armëpushim që në fillim, vetëm më pas mund të hartohet një marrëveshje, dhe edhe Trump e ka bërë këtë një prioritet të tijën”. Së fundi, “Ukraina është gati për diskutime territoriale, por duhet të mbrojë sovranitetin e saj dhe të llogarisë në mbështetjen perëndimore, dhe negociatat duhet të zhvillohen në një plan transatlantik”. Për mundësinë e përfolur disa ditë më parë nga Trump që Kievi të përgatitet për të “shkëmbyer territore” me Rusinë, Merz dhe britaniku Starmer theksuan se “kufijtë ndërkombëtarë nuk ndryshohen me forcë”.
Zelensky më pas foli për “një bisedë të gjatë dhe produktive” dhe për premtimin e Trump-it për “një telefonatë pas Alaskës”. Në X ai shkroi: “Ishte e rëndësishme të dëgjohej se Ukraina, e gjithë Europa dhe SHBA ndjekin një objektiv të përbashkët”. “Objektivi i parë i Trump-it është t’i kërkojë Putinit armëpushim”, përsëriti Macron. “Çështjet territoriale mbi Ukrainën mund të negociohen vetëm nga Kievi”. Linja e tij është që samiti i nesërm të interpretohet si “një bilateral SHBA-Rusi, që është një gjë e mirë, ata kanë çështjet e tyre për të zgjidhur”. Nga faqja amerikane Axios, megjithatë, ka rrjedhur informacioni se Trump “është ndier i bezdisur” duke vënë re se “një takim është një gjë shumë e madhe për t’ia dhënë Putinit”. Dhe sipas burimeve pranë Trump-it të cituara po nga Axios, megjithatë, angazhimi i tij është i bindur për armëpushimin; vendimet mbi territoret, sipas tij, duhet të merren nga Putin dhe Zelensky.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila mori pjesë në të tre bisedimet, u shpreh në një deklaratë “e kënaqur nga uniteti i qëllimeve dhe aftësia për dialog që Perëndimi po demonstron përballë një sfide thelbësore”. Ajo përfundoi: “Është momenti për të parë në Alaska qëndrimin e Rusisë, e cila deri tani nuk ka bërë asnjë hap përpara”.
Nga Moska, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme i ka cilësuar bisedimet “të parëndësishme” dhe ka bërë të ditur në mbrëmje se “kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk kanë ndryshuar” dhe kanë të bëjnë me tërheqjen totale të ushtrisë ukrainase nga rajonet e pushtuara. Ndërkohë, pikërisht dje në Donetsk, ushtria ruse ka avancuar sërish, duke detyruar guvernatorin ukrainas të zonës të kërkojë evakuimin e 14 fshatrave./Corriere della sera
Komente

TE KTHEHEMI I ÇIK NE KOHĒ: PARARDHESIT TĒNĒ E FLISNI TE THENEN: RUSI E MBJELL LIVADHIN DGE PASTAJ E KORREN... .HAPSIRAT E UKRAINES TE CILAT JANE TE MBJELLUR ME RUS ESHTE RUSI.....SKA TERHEQJE
PërgjigjuËshtë fare e qartë që paqe për momentin do ketë vetëm me kushtet e Rusisë. Them “për momentin”, sepse Rusia nuk do ndalojë kurrë me aq sa mund të marrë nga Ukraina. Shumë shpejt do vijë një agresion tjetër ndaj rajoneve të tjera ukrainase e derisa të futet e gjithë Ukraina në Rusi, lufta nuk do ndalet. Përfundimisht Rusia duhet të mundet dhe të shpërbëhet. 80% e Federatës së Rusisë është e përbërë nga republika autonome dhe do ishte e mira që të lëvizej në këtë drejtim. Dmth duke shtyrë këto republika të ngrihen për pavarësi të plotë deri në pikën që Rusia e mbetur mos të përbëjë më problem dhe kërcënim për perëndimin.
Përgjigju