Punimet e fëmijëve

Politikë

Rama ndan videon me fëmijët e Elbasanit dhe Beratit: Me punimet tuaja do ‘ndërtojmë’ Shtëpinë e Evropës në Tiranë

25 Prill, 08:11| Përditesimi: 25 Prill, 09:54

  • Share

Fëmijët e Beratit dhe Elbasanit kanë dhënë kontributin e tyre për “Shtëpinë e Evropës”, ku do të priten liderët që do të marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Evropa me sytë e fëmijëve është e mrekullueshme. 

“Evropa e parë  me sytë tuaj është e mrekullueshme. Me këto do të ndërtojmë Shtëpinë e Evropës tek Sheshi Skënderbej në Tiranë ku më pas më 16 maj do të vijnë xhaxhat dhe tetat nga gjithë Evropa, të gjithë udhëheqësit dhe udhëheqëset e Evropës do të marrin nga ju kërkesën në emër të Shqipërisë që të bëhet anëtare e BE”, u shpreh Rama mes fëmijëve. 

“Mirëmëngjes dhe me kontributet e fëmijëve në Berat dhe Elbasan për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?